“Ne po e hetojmë këtë si një çështje urgjente, por kemi besim se kjo nuk do të ndikojë në procesionin funeral shtetëror nesër”, tha zëdhënësi, sipas BBC.
Britania e Madhe mbajti një minutë heshtjeje kombëtare në orën 20:00 sipas kohës britanike, por Big Ben nuk tingëllonte në fillim dhe në fund, siç ishte planifikuar.
Pas përfundimit të heshtjes, njerëzit u dëgjuan duke duartrokitur.
Kulla më e madhe e orës në botë me një kambanore, Big Ben e Londrës, do të luajë një rol të rëndësishëm nesër, kur është planifikuar të tingëllojë në intervale prej një minutë gjatë funeralit të Mbretëreshës, ndërsa procesioni funeral shtetëror niset nga Westminster Abbey./kp