TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

30 për qind e shqiptarëve kanë emigruar, gjysma e popullsisë dëshiron ose planifikon të largohet

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
30 për qind e shqiptarëve kanë emigruar, gjysma e popullsisë dëshiron ose planifikon të largohet

Shqipëria është e treta me rreth 1.2 milionë emigrantë. Shifra e vendos vendin mbi Sirinë, Moldavinë dhe Armeninë.

Dy vendet që e kalojnë Shqipërinë ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34 për qind të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4 për qind.

Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet, shkruan Euroactiv.

Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia.

Përveç kësaj, vijon artikulli, ka shqetësime se shumë njerëz nuk do të paguajnë sigurimet shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Të paktën 12,000 shqiptarë, kryesisht të rinj, kanë udhëtuar në Britani deri më tani këtë vit, duke shkaktuar zemërim në qeverinë dhe mediat e djathta britanike që i etiketuan ata “kriminelë”.

Të rinjtë shqiptarë udhëtojnë nga Franca drejt Britanisë me gomone të pasigurta nga bandat e krimit, të cilët reklamojnë biznesin e tyre në rrjetin social Tik Tok.

Tarifa është rreth 3000 paund, por kjo varet nga madhësia e varkës dhe koha e udhëtimit, thuhet në artikull.

Shumë azilkërkues të dëshpëruar e marrin borxh këtë shumë parash dhe më pas luftojnë për ta shlyer atë përmes bizneseve të paligjshme- thuhet më tej.

Sapo arrijnë në brigjet e Britanisë, shumë prej tyre aplikojnë për azil. Gjatë vitit të kaluar, mbi 50% janë miratuar në shkallë të parë, ndërsa edhe gjysma e atyre që ankimuan refuzimet në fund u pranuan.

Ndërsa Shqipëria nuk është në luftë dhe konsiderohet një ‘vend i sigurt’, ajo është e rrënuar nga një mori çështjesh.

Është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe lufton me korrupsionin, problemet me sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, krimin e organizuar dhe infrastrukturën- shkruan Euroactiv.

Vendi ka shkallë të ulët të krimit në përgjithësi, por ata që janë viktima shpesh e kanë të vështirë të gjejnë drejtësi dhe përfundojnë duke menduar se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të largohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X