Ka nisur protesta e transportuesve të mallrave në Maqedoninë e Veriut, e cila po mbahet në kufirin me Kosovën, por në territorin maqedonas.
Sipas informatave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar për KosovaPress është thënë se lëvizja e kamionëve është e bllokuar në dy anët e kufirit.
Shoferët e kamionëve te cilët po e kalojnë këtë terminal për hyrje në Maqedoni, prapa kamerës kanë thanë se nuk kanë informacione se a ju lejohet hyrja brenda territorit.
Kjo bllokadë ka filluar në orën 12:00, e paralajmëruar nga kamionistët.
Protestuesit i kanë bllokuar te gjithë pikat kufitare për kamionët, por jo edhe për veturat.
Me këtë protestë po kërkohet zgjidhje për qëndrimin e tyre në zonën Shengen, për shkak të futjes së sistemit të ri të hapjes dhe daljes (EES) të Bashkimit Evropian.
Transportuesit maqedon dhe të tri vendeve tjera kanë njoftuar se bllokada fillimisht do të zgjasë shtatë ditë.
Për shkak të futjes së sistemit të ri të hyrjes dhe daljes (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit maqedonas, si dhe ata nga tre vendet e tjera, njoftuan se bllokada fillimisht do të zgjasë shtatë ditë.
Protesta që po zhvillohet edhe nga vendet e rajonit, pritet të ketë efekt për Kosovën.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulëzim Rafuna.
“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, Rafuna thotë se gjashtë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i kanë dërguar një shkresë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Zhvillimet e pritshme si pasojë e këtyre masave, janë shqetësuese dhe mund të shndërrohen në një sfidë sistematike ekonomike dhe politike për rajonin”, thuhet në letër.
Sipas Rafunës, sistemi i ri ka detyruar kompani në Ballkanin Perëndimor që, çdo tre muaj, të punësojnë shoferë të rinj.
“Ky është problem i madh, sepse ka mungesë të tyre… dhe kjo komplet e çrregullon zinxhirin e furnizimit”, thotë ai.
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut







