TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rafuna: Për të pasur qëndrueshmëri ekonomike, duhet koordinim me ShBA-në

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Lulzim Rafuna zgjedhet kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Ngecjet në reformat e sistemit të arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, investimet e pakta të huaja, si dhe çështjet e hapura me Serbinë, janë disa nga faktorët që vazhdojnë të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Për 16 vjet shtet, Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemin e sigurisë, që ka impakt negativ për tërheqjen e investimeve të huaja.

Kështu vlerëson, kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se shteti i Kosovës duhet të jetë më serioz me institucionet e Bashkimit Evropian krahas marrëveshjeve, në mënyrë që të promovohet më shumë vendi ynë.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës të jetë në koordinim me ShBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian për çdo vendim të rëndësishëm për vendin.

Përveç këtyre sfidave, Rafuna konsideron se ka edhe zhvillime në vend, duke shtuar se për këtë meritorë janë bizneset, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt që të ketë zhvillim.

Rafuna në një intervistë për KP, kërkon nga institucionet shtetërore që të veprojnë me një ritëm me të shpejtë sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, pasi që sipas tij kjo po ndikon që ekonomia të mbetet prapa.

“Kemi nevojë të bëjmë reformë dhe zhvillim në sistemin e shëndetësisë, më pas në sistemin e drejtësisë. Ngecjet tjera, që ndikon drejtpërdrejt në sektorin privat është sa i përket dinamikës së sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë, këtu kemi ngecje, dhe na del si sfidë e parë, çështjet e hapura që i kemi me Serbinë”, deklaron Rafuna.

Ndërsa, thotë se politika e vendit duhet të jetë në koordinim me ShBA-të dhe vendet e Bashkimit Evropian, në këtë formë siç thotë ai, Kosova mund të ecë përpara me zhvillim ekonomik.

“Ne duhet të gjejmë rrugën bashkë në koordinim me miqtë tanë që me arrit deri te kjo marrëveshje finale për njohje reciproke”, vijon Rafuna.

Duke folur për zhvillimin e ekonomisë në vend, ai thotë se institucionet përgjegjëse duhet të jenë më të përgjegjshme në ekzekutimin e projekteve kapitale, duke shtuar se duhet të dëshmohet që si vend jemi stabil dhe kemi një ambient të mirë të të bërit biznes.

Ndërsa, shprehet optimist se më të arritur këto, ekonomia e Kosovës do të zhvillohet e përmirësohet dukshëm.

Ndërsa rithekson se duhet punuar më shumë me ShBA-të, Kanadanë, Zelandën e re në mënyrë që në Kosovë të ketë sa më shumë investime të tyre, e po ashtu edhe të gjinden tregje të reja.

Derisa, sfidë për Kosovën mbeten edhe masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian tash e tetë muaj, nga të cilat vendi ka humbur dhjetëra miliona euro. Kjo ndodhi nga mos përmbushja e kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në veri.

Tags: ekonomiaLulzim RafunaSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullimi i dialogut me ShBA-në, Shkodra: Nuk janë prishur marrëdhëniet me Amerikën, propagandë e kulluar

Pezullimi i dialogut me ShBA-në, Shkodra: Nuk janë prishur marrëdhëniet me Amerikën, propagandë e kulluar

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

Nga lodrat e dëmtuara te zgjidhja e re: Shahini propozon “Mjeshtrin e lagjes”

Nga lodrat e dëmtuara te zgjidhja e re: Shahini propozon “Mjeshtrin e lagjes”

​LDK mban tubim në Junik, Abdixhiku: Sonte është nata e nisjes së fitores së re

​LDK mban tubim në Junik, Abdixhiku: Sonte është nata e nisjes së fitores së re

Emisioni “Info Nata” 19.09.2025

NATO thotë se janë ndalur avionët luftarakë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë

NATO thotë se janë ndalur avionët luftarakë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë

​LDK mban tubim në Junik, Abdixhiku: Sonte është nata e nisjes së fitores së re

​LDK mban tubim në Junik, Abdixhiku: Sonte është nata e nisjes së fitores së re

Drejtori ekzekutiv i Apple publikon fotot e para të shkrepura me iPhone 17 Pro Max

Drejtori ekzekutiv i Apple publikon fotot e para të shkrepura me iPhone 17 Pro Max

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën