TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rafuna: Miliona euro të humbura nga sanksionet e BE-së, qeveria të koordinohet me aleatët

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rafuna thotë se pagat duhet të rriten me urgjencë

Masat e Bashkimit Evropian, rënia e eksporteve, zbehja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë në dëmtimin e ekonomisë së Kosovës. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Lulzim Rafuna, i cili i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të punojë në këtë drejtim, dhe të koordinohet me miqtë ndërkombëtarë për çdo vendim që merr, në të kundërtën vendi po humb miliona euro.

Rafuna konsideron se moskoordinimi me komunitetin ndërkombëtar lë gjurmë për vendin dhe dëmton imazhin e Kosovës.

“Nuk është mirë që nuk jemi të harmonizuar me komunitetin ndërkombëtar, për imazhin e Kosovës kjo nuk është e mirë. Pa dyshim që lë gjurmë dhe nuk është mesazh i mirë moskoordinimi me miqtë tanë ndërkombëtar, sidomos me ata që kanë qenë pjesë e historisë së suksesit të zhvillimit të shtetit tonë të Kosovës. Kërkesa jonë si odë është që para çdo vendimi që merret të ketë koordinim dhe bashkëveprim me gjithë miqtë tanë ndërkombëtar, duke filluar me ShBA-të dhe ato të BE-së. Kemi nevojë të ndryshojmë imazhin e Kosovës, dhe nuk mund ta bëjmë këtë duke kundërshtuar, por vetëm duke qenë të harmonizuar me miqtë tanë, të cilët janë edhe më meritoret që Kosova ka arritur deri në këtë zhvillim”, thotë Rafuna.

Në anën tjetër, sfidë për vendin, Rafuna thotë se përveç projekteve kapitale të cilat janë paraparë me ligjin e buxhetit, është edhe pengesa shumë e madhe me pezullimin e projekteve, shuma e të cilave ka shkuar mbi 300 milionë, që kanë ardhë si rezultat i masave ndëshkuese që ka marrë Kosova.

“Përveç projekteve kapitale të cilat janë paraparë me ligjin e buxhetit, ne kemi edhe një pengesë shumë të madhe, e cila është bllokimi ose pezullimi i projekteve që ka shkuar vlera tani mbi 300 milionë, që kanë ardhë si rezultat i masave ndëshkuese që ka marrë Kosova. Ne po jemi të goditur jo vetëm nga ana e projekteve ndërkombëtare që kanë qenë të parapara për investime kapitale dhe për ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, por ne po jemi biznesi, sektori privat edhe nga qeveria për shkak të mos shpenzimit të së paku atyre projekteve që janë të parapara në ligjin e buxhetit dhe të cilat kanë kaluar me ligj nëpërmjet Kuvendit.”, thotë Rafuna.

Për t’i ndihmuar bizneseve, Rafuna thotë se si odë po punojnë që të sjellin sa më shumë tregje të huaja në vend. Ai thotë se për këtë, janë përqendruar edhe tek vendet arabe dhe me tregun e ShBA-ve.

“Kishim delegacionin nga Arabia Saudite, jemi përqendruar edhe nga vendet arabe sepse është një treg i cili është duke u hapur më të madhe dhe tani do ta kemi shumë shpejtë edhe një delegacion prej Katarit, Bahrain, por do të kemi edhe prej Dubai që do t’i sjellim në Kosovë. Qëllimi i vetëm nuk është t’i takojmë me biznesin, ai është strategjik dhe primar, por qëllimi është edhe ta promovojmë Kosovën, të vinë të shohin që në Kosovë nuk është një vend ku zhvillohet luftë, por një vend i qetë, e stabil dhe i sigurtë për të bërë investime. Përveç me tregun e vendeve arabe, jemi duke punuar edhe me ShBA-të, dhe tani së fundmi kemi lidhur një marrëveshje me Odën e Richengemit, ku do ta kemi një delegacion në muajin qershor të bizneseve prej ShBA-ve, që do vinë për të parë mundësinë që të investojnë në Kosovë, por edhe për të bashkëpunuar me bizneset tona”, vijon Rafuna.

Ndërsa, sa i përket rënies së eksportit, Rafuna thotë se duhet të merren masa që të ndihmohet prodhimtaria. Ai kërkon nga institucionet përgjegjëse që të ngrisin zërin si në rajon, por edhe në tregun e BE-së, në mënyrë që produktet të depërtojnë sa më shumë.

“Duhet të merren masa që të ndihmohet prodhimtaria, duhet të ndihmohet edhe nëpërmjet ministrave, dikastereve të ndryshme që të lobojnë por edhe të ngrisin zërin si në rajon, po ashtu edhe në tregun e BE-së, në mënyrë që produktet tona të depërtojnë sa më shumë. Duhet Kiesa, Ministria e Punëve të Jashtme, edhe Agjencioni për promovimin e investimeve, që ende nuk është bërë i plotë, funksional, duhet të bëjnë punën e tyre sa më mirë që është e mundur në mënyrë që të promovohen sa më shumë produktet tona, por edhe të lobojmë që të gjejmë treg të ri”, thotë Rafuna.

Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin janar 2024, kishte vlerën 60.3 milionë euro, ndërsa importi 380.0 milionë euro, që është një rënie prej -3.0 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 7.4 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën