TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Radoniqi: Të dielën ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike

by Tëvë1
5 muaj ago
0
A A
Radoniqi: Të dielën ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e nesërme lokale, derisa janë ftuar të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike, duke votuar dhe shprehur lirshëm vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala tha njoftoi për shpërndarjen e teknologjisë informative duke përfshirë edhe kamerat, si dhe materialet tjera që në qendrat e numërimit nëpër komuna, të cilat janë shoqëruar nën masat e Policisë së Kosovës.

Ai njoftojë edhe për tërheqjen e dërgesave postare ku në pjesën dërmuese të shteteve tërheqja e materialeve nga kutia postare e KQZ-së, do të bëhet më 13 tetor, përveç në New York që nuk mund të tërhiqen për shkak se aty është festë dhe e njëjtat mund të tërhiqen më 14 tetor.

“Periudha e aplikimit dhe identifikimit të personave me nevoja të veçanta ka përfunduar dhe për zgjedhjet lokale që mbahen nesër do të kenë mundësi të votojnë 3467 votues, votues të ngujuar në shtëpi janë 1508, votues në institucione 1956 dhe votues që gjenden në arrest shtepiak janë tre. Sa i përket votuesve në institucione këta do të kenë mundësi të votojnë në 36 institucione të ndryshme që përfshijnë klinika shëndetësore, shtëpi të moshuarve, qendra të paraburgimit dhe qendrat korrektuese”, tha ai.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ngriti shqetësimin se në disa vende, kanë informata se janë kthyer dërgesat postare për shkak se janë mbushur kutitë postare, gjë për të cilin nga sekretariati thanë se nuk kanë informata të tilla.

Kurteshi ngriti si çështje e problemet që kishte sistemi i të dhënave, për të cilin Buxhala tha se janë duke punuar tash e tre muaj që procesi i publikimit të të dhënave mos të bllokohet.

Ndërkohë, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi pati një thirrje për të gjithë qytetarët dhe anëtarëve të këshillave të vendvotimeve.

“Në emër të KQZ-së ftojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike, të votojnë dhe shprehin lirshëm vullnetin tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Pjesëmarrja e juaj është e një rëndësie të veçantë, andaj iu inkurajojmë që të bëni pjesë e këtij procesi. Njëkohësisht iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të këshillave të vendvotimeve që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore në mënyrë që vullneti i qytetarëve të garantohet dhe të mbrohet plotësisht”, tha ai.

Sipas tij, KQZ ka bashkëpunim me institucionet e sigurisë për të siguruar një proces të drejtë dhe demokratik.

 

Tags: KQZkreshnik radoniqiTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Nga kërkesat sociale te ato politike, si nisi protesta studentore e 81-ës

Auto Draft

27 vjet nga beteja e Jeshkovës-Ish ushtari: Pashë vdekjen me sy

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaje

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaje

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Auto Draft

Nga kërkesat sociale te ato politike, si nisi protesta studentore e 81-ës

Auto Draft

27 vjet nga beteja e Jeshkovës-Ish ushtari: Pashë vdekjen me sy

Asani pret fitore ndaj Polonisë

Asani pret fitore ndaj Polonisë

Leverkuseni barazon me Arsenalin

Leverkuseni barazon me Arsenalin

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaje

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaje

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Si nisi djegia e autobusit në Zvicër, ku humbën jetën 6 persona?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën