TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Radoniqi: Shorti është transparent dhe i barabartë për të gjitha subjektet politike

by TËVË 1
4 muaj ago
0
A A
​Radoniqi: Shorti është transparent dhe i barabartë për të gjitha subjektet politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin rendor 105. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës garon me numrin 191.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetorit kandidon me numrin rendor 113. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin 174, Ndërsa, Nisma Socialdemokrate me numrin 186.

Në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, Alternativa garon me numrin 103, kurse Lista Guxo ka numrin rendor 118.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin 170.

Ndërkaq, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të garojë me numrin rendor 101.

Rufki Suma kandidat i pavarur për Komunën e Hanit të Elezit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garon me numrin 181.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se tërheqja e shortit është tregues që “kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor”.

Radoniqi tha se procedura për hedhjen e shortit është transparente dhe sipas tij, garanton trajtim të barabartë për të gjitha subjektet politike.

Ndërsa, Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor garon me numrin rendor 102.

Kryesuesi i KQZ-së, shtoi se pas hedhjes së shortit do të miratohet edhe dizajni i fletëvotimeve dhe më 17 shtator do të nis votimi jashtë vendi.

“Kjo ngjarje ka simbolikën e vetë, është treguese se kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor të cilin kemi filluar ta përgatisim që nga mesi i muajit qershor. Procedura për tërheqjen e shortit është plotësisht transparente dhe garanton trajtim të barabartë për të gjitha subjektet politike. Zgjedhjet janë themeli i një demokracie, pasi përmes tyre qytetarët shprehin themelin politik duke zgjedhur përfaqësuesit në nivel qendror dhe lokal. Në këtë drejtim KQZ ka detyrë të rëndësisë të veçante të siguroj procese zgjedhore në Kosovë të jenë të lira, të drejta, transparente, të mbështetura në Kushtetutë, ligjin për zgjedhje dhe standardet më të mira ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi po ashtu theksoi se hedhja e shortit sot hap rrugën për të filluar fushatën zgjedhore nga 13 shtatori.

“Aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike e mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore. KQZ fton të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi”, tha ai.

Për Zgjedhjet Komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5.626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit me datën 12 tetor, në orën 06:59.

Tags: 12 tetorKQZkreshnik radoniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

Përfundon aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, 35 persona të arrestuar dhe sekuestrohen rreth 20 mijë euro

Përfundon aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, 35 persona të arrestuar dhe sekuestrohen rreth 20 mijë euro

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë, rasti nën hetime

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual

AUV paralajmëron: Dyshohet aflatoksinë në djathin Mozzarella me origjinë nga Italia

AUV paralajmëron: Dyshohet aflatoksinë në djathin Mozzarella me origjinë nga Italia

Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona nën hetim

Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona nën hetim

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijes në Mitrovicë, e pamundur shpërndarja sipas standardeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën