TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Radomiroviq akuzon Listën Serbe për blerje votash

Kryetari i partisë Nisma Qytetare Drejtësia Popullore, Radoica Radomiroviq, i cili vjen nga komuniteti serb ka thënë për Tëvë1 se fushata zgjedhore në Leposaviq ka nisur me blerjen e votave nga Lista Serbe për çka ai akuzon këtë parti se po paguan qytetarët në këmbim të votave.

by Venhar Isufi
10 muaj ago
8 0
A A

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit po vazhdon edhe në veri të vendit.

Partitë e komunitetit serb, kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të kërkuar votën e qytetarëve.

Por kryetari i partisë Nisma Qytetare Drejtësia Popullore, Radoica Radomiroviq po e akuzon Listen Serbe për blerje votash e shantazh.

Ai për Tëvë1 thotë se kjo po bëhet edhe para vëzhguesve të bashkësisë ndërkombëtare.

“Vetë kampanja po shkon shumë rëndë për shkak të blerjes së qartë të votave nga Lista Serbe para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Në zyrat partiake të Listës Serbe tash po bëhet regjistrimi i qytetarëve, po marrin edhe nga 20 mijë dinarë, e asnjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, jemi në një moment të rëndë, sepse zgjedhjet nuk janë fer dhe korrekte, qytetarët kërcënohen me dëbim nga puna. Kjo është një praktikë moti e vendosur dhe mënyra se si Lista Serbe arrin te votuesit. Por, ne besojmë në vetëdijen e qytetarëve, që në këtë çast do të dënojnë Listën Serbe”, tha Radoica.

Televizioni ka tentuar të marrë deklarim edhe nga partia e Aleksander Arsenijeviq, por i njëjti nuk ka pranuar të flas.

Gazetari serb nga veriu i Mitrovicës, Branislav Krstiq thotë se agjenda e Beogradit zyrtar është që nëse Lista Serbe nuk fiton dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, shumica e serbëve humbin rrogat.

“Përdoren ato mekanizma tepër të pista. Tash e kemi një atmosferë krejt tjetër, nuk do të ketë trena të Bullgarisë dhe ata njerëz që disa herë kanë votuar nga Zubin Potoku deri në Mitrovicë të veriut”, tha Krstiq.

Ai shton se krejt kjo po bëhet meqë Lista Serbe është nën dirigjimin e Beogradit zyrtar.

“Beogradi ende e ka ato mekanizmat në të cilat me vite, më shumë se 15 vite nga momenti kur u formua lista serbe Beogradi e ka ato mekanizmat me të cilët është duke kontrolluar dhe duke manipuluar me trupin elektoral të serbëve brenda shtetit të Kosovës”, tha ai.

E Radomiroviq ka një kërkesë edhe për qytetarët shqiptarë.

“Ne shohim rastin tonë ashtu që edhe një numër i votuesve shqiptarë të votojnë për ne. Ky do të ishte synimi ynë i përbashkët që të vazhdojmë punën e mëtejme drejt pajtimit, bashkëjetesës, dhe integrimeve euro-atlantike. Më themelorja për neve, ashtu si për shoqërinë shqiptare e boshnjake, që sa më parë të pranohemi në NATO, dhe të lëvizim drejt integrimeve euro-atlantike, ashtu që qytetarëve tanë t’u sigurojmë jetë më të sigurt, më të mirë, më stabile”, tha Radomiroviq.

Partia e ministrit aktual për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq po i mban takimet me qytetarë në komunën e Graçanicës që nga fillimi i fushatës. /teve1.info/

Tags: Nisma Qytetare Drejtësia PopulloreRadoica RadomiroviqTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

“Deklarata të rreme po shpërndahen me urdhër të Sami Lushtakut” – Anëtar i LVV-së në KQZ pas rifillimit të verifikimit në Mitrovicë

“Deklarata të rreme po shpërndahen me urdhër të Sami Lushtakut” – Anëtar i LVV-së në KQZ pas rifillimit të verifikimit në Mitrovicë

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Shembet ura e hidrocentralit në Kinën jugperëndimore

Emisioni “Info Nata” 11.11.2025

Emisioni “Info Nata” 11.11.2025

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Përfundon verifikimi i rezultateve në 17 komuna, vazhdon procesi në Mitrovicë

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Dyshimet për manipulime, reagon Arian Tahiri: Mitrovica meriton drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën