TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Radoiçiq pranon krimin e rëndë

Përmes avokatit të tij, terroristi Millan Radoiçiq, ka pranuar se ka qenë organizator i sulmit terrorist të ditës së diel, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai tha se këto veprim i ndërmori për të mbrojtur popullin serbë të veriut.

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Radoiçiq pranon krimin e rëndë

Pesë ditë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, krimineli Milan Radoiçiq e pranoi se ishte në krye të grupit.

Bile, në deklaratën e shkruar nga ai e të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq, Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Po tenton ta justifikojë gjithë krimin e mëngjesit të së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Thotë se qëllimi i tyre ishte rezistenca, e siç thonë ata të terrorit të Albin Kurtit ndaj serbëve të veriut.

“Gjatë përleshjes mes Policisë së Kosovës është vrarë nga gjuajta e eksplozivit dhe jo me plumb. Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve , popullit të asaj zone, për ti rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit. Kosova është pjesë e Serbisë kjo edhe sipas rezolutës 1244, ilegalisht kanë qenë Njësia Speciale e Kosovës. Nëse dikush është ilegal ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe jo ne”, tha avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq.

I pyetur nga gazetarët si mund të hyhet në një shtet tjetër e të luftohet, avokati u përgjigj me këto fjalë.

“Kosova është pjesë e Serbisë kjo edhe sipas rezolutës 1244, ilegalisht kanë qenë Njësia Speciale e Kosovës. Nëse dikush është ilegal ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe jo ne”, tha tutje avokati.

Edhe zgjedhja e personit që do të fliste në emër të terroristit që njihej si bossi i krimit në veri, duket se nuk ishte rastësore.

Goran Petronijeviq njihet si shumë mirë nga shumë persona në Kosovë.

Përgjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Pejës në Kosovë.

Në atë pozitë, në maj të vitit 2000, ai i ka dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim nën dyshimet për kryerje të terrorizmit.

Ai është larguar nga pozita e gjyqtarit pas ndryshimeve demokratike të 5 tetorit në Serbi, dhe më pas e ka ushtruar profesionin e avokatit.

Para gjykatës ndërkombëtare, ai i ka përfaqësuar disa klientë nga Serbia, të akuzuar për krime lufte.

Më i famshmi është Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

Derisa, Radoiciq, po vazhdon të lihet i lirë në Serbi, ani se nuk është konfirmuar se a është plagosur në sulmin e 24 shtatorit.

Në një deklaratë të premten presidenti serb tha se Radoiciq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, që nga shumë kush u pa si veprim për të tentuar që Lista Serbe të mosndëshkohet për krimet e bëra nga nënkryetari i saj.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Arton Rama

Tags: Milan Radoiçiqpolici i vrarëSulmi ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën