TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente

Ndonëse është reduktuar lista e pritjes për shërbime në Klinikën e Radiologjisë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët po hasin në një tjetër vështirësi.

Përveç rasteve urgjente, pacientët tjerë duhet të blejnë kontrast për të kryer CT, një tretësirë e nevojshme për vizualizim më të mirë të organeve. Mungesa e këtij materiali ka filluar rreth tre javë më parë dhe se shkaqet janë teknike. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza.

Derisa gjatë kësaj jave kjo Klinikë ka marrë donacion, disa doza të kontrastit vetëm për raste urgjente.

Ajo thotë se janë duke u kryer procedurat për t’u furnizuar me kontrast të ri, porse për shkaqe teknike barnatoret kanë mbetur pa këtë tretësirë.

Udhëheqësja e Radiologjisë potencon se lista e pritjes për rezonancë magnetike është rreth një muaj, ndërkaq ajo për CT afro tre javë. Ajo shton se biopsitë kryhen brenda javës.

“Lista e pritjes ka qenë 13 muaj, ndërsa sot jemi listat për termine, qoftë për rezonancë magnetike data e fundit e terminit është 14 nëntori i 2024. Jemi vetëm një muaj termine në listë të pritjes. Ndërsa, ekzaminimet me CT janë përafërsisht brenda 3 javëve kryhen, për momentin punojmë me katër aparate të CT-së…Në Klinikën e Radiologjisë siç dihet bëhen edhe biopsi të shumta, për të cilat jemi brenda javës, çdo gjë kryhet brenda javës. Pastaj janë ultrazëri që është 24 tetori të këtij muaji, është dupleri që është fundi i muajit, pra 30 tetor, lista e pritjes”, potencon Nuza për KP.

Drejtoresha bënë të ditur se kohëve të fundit po ballafaqohen me mungesën e stafit të mjekëve, pasi disa prej tyre janë pensionuar e disa e kanë lënë punën.

“Me staf për momentin, kohët e fundit jemi pak më keq për arsye se janë pensionuar, dikush ka lënë punën, dikush është pensionuar dhe jemi zvogëluar në numër të të stafit të mjekëve…Kryesisht kemi mungesë më shumë të mjekëve”, tregon Nuza.

Ndër të tjera, Nuza thotë se ka raste kur pacientët vijnë nga Shqipëria për të kryer shërbime në Radiologji.

Krejt në fund, drejtoresha Shkëndije Nuza tregon se deri në shtator të këtij viti, janë kryer mbi 11 mijë rezonanca magnetike dhe mbi 65 mijë rentgene. Gjithashtu, përmend se janë realizuar rreth 22 mijë CT e mbi 1 mijë e 200 mamografi.

Tags: ctradiologjiaraste urgjente
ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën