TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetari serb nga Graçanica falënderon QKUK -në që ia shpëtuan jetën

Një qytetar i komunitetit serb nga Graçanica, Jefta Aksic tregoi për televizionin se para më shumë se dy javësh i është plaçkitur banesa në të cilën jetonte. Ai thotë se pas kësaj pësoi infarkt, si rrjedhojë u shtrua në QKUK, me ç’rast e falënderon stafin e Klinikës Kardiologjike që ia shpëtuan jetën. E doktorët e kësaj klinike thonë se trajtimin e kanë të njëjtë për të gjithë pacientët.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Qytetari serb nga Graçanica falënderon QKUK -në që ia shpëtuan jetën

Nata e 24 shkurtit ishte e rëndë për një qytetar të komunitetit serb nga qyteti i Graçanicës.

Ish-boksierit Jefta Aksic iu plaçkit banesa ku po jetonte nga disa persona të panjohur.

Ai tregon për televizionin se pas kësaj ngjarjeje pësoi infarkt e ku u detyrua të shtrihet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Nuk ndihesha mirë në atë çast, kërkova ndihmë në Shtëpinë e Shëndetit këtu. Ata për shkak të tensionit të gjakut, dhe analizave të gjakut më dërgojnë në Lapnasellë. Aty vendosin të më dërgojnë menjëherë në Prishtinë. Ndihma e Parë më dërgon në Prishtinë, herët në mëngjes, në ora 6. Në ora 8 vetëm isha në sallë për kornografi, më janë vendosur 5 stenda”, shprehet ai.

Aksic thotë se është impresionuar me përkujdesin që i është bërë nga mjekët në QKUK dhe se shton se i shpëtuan edhe jetën. Po ashtu, Aksic ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për kujdesin e treguar ndaj tij dhe arrestimin e hajduteve që i plaçkitën banesën.

“Më ka befasuar kjo sjellje e mirë e stafit mjekësor, e mjekëve, e të gjithëve. Ka edhe ilaçe, edhe gjithçka. Po të mbetesha në Laplasellë, a për Serbi, s’do të mbijetoja. I falënderoj që më shpëtuan jetën, thotë Aksiç.

E njëri nga mjekët e Klinikës së Kardiologjisë, Daut Gorani thotë se është rritur numri i pacientëve nga komuniteti serb që marrin trajtim aty.

“Nga komuniteti serb tek ne në 3-4 vitet e fundit ka pasur një fluks të dukshëm që nuk ka ndodhur më herët dhe pacientët me sindorëm n akute koronare kanë ardhë dhe janë trajtu tek ne… Posaqërisht te komunisteti serb kemi qenë më të kujdesshëm dhe besoj nuk e di që ka pas ndonjë rast të vdekjes në sallë kanë qenë mirënjohës për shërbimin në Kardiologji”, shprehet Gorani.

Nga stafi i Klinikës Kardiologjike i thanë televizionit se përpos komunitetit serb, në baza ditore marrin trajtim edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera e që janë të kënaqur me shërbimet.

Tags: QKUKqytetari serb
ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën