Sipas njoftimit të Policisë, dokumentet dhe të hollat i janë kthyer pronarit.
“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në raporton e Policisë.