TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët skeptikë në premtimet që po bëhen në fushën e shëndetësisë

Qytetarët po shprehen skeptikë sa i përket premtimeve që po bëjnë partitë politike në fushën e shëndetësisë.

by Fëllënza Krasniqi
2 vjet ago
2 0
A A

Edhe në këtë fushatë zgjedhore, nuk munguan premtimet e partive politike për fushën e shëndetësisë.

Ndër pikat kryesore u përmendën edhe sigurimet shëndetësore.

“Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sigurime shëndetësore dhe kompletimit të sistemit informative shëndetësorë hapet rruga drejt funksionalizimit përfundimtar të sigurimeve shëndetësore”, tha kryeministri Albin Kurti.

E nga Partia Demokratike e Kosovës u premtua se qytetarët nuk do ta kenë më barrë pjesën e kostos së shërimit.

“Për pacientët me kancer dhe sëmundje kronike barnat do t’i sigurojmë falas. Edhe në fuqizimin e spitaleve rajonale do të investojmë dhe do të krijojmë sistemin kombëtar të emergjencës”, tha kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.

Spitalin e ri për të gjithë Kosovën e premtoi kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.

“Për të gjithë qytetarët tonë që bredhin nëpër shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona këtu në Kosovë do të ndërtojmë spitalin e ri të Kosovës me plotë 500 milion euro investim në të. Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja siç e meriton vendi jonë”, tha Abdixhiku.

Por sa u besojnë qytetarët këtyre premtimeve?!

“Ju besojë që i bëjnë edhe ka me u bë mirë me emër të Zotit”, tha qytetari Gani Shabani.

“Besoj që kanë me bë edhe spitale të reja, por normal se duhet pak kohë se ajo nuk rregullohet menjëherë”, tha Synaverej Llapaj.

Por ndryshe mendon qytetari Demë Fetaj.

“Absolutisht nuk e besoj, sepse kanë qenë fjalë që gjithmonë i kanë dhënë, e kur ulën në fotelet e karriget e tyre të buta, ata harrojnë se çka kanë premtuar”, tha qytetari Demë Fetaj.

Sipas njohësit të shëndetësisë, Bujar Vitia premtimet që po bëhen gjatë kësaj fushate zgjedhore, janë të njëjta sikur edhe viteve të kaluara.

“Të gjitha premtimet që bëhen për shëndetësi nuk është se janë gjithmonë të sinqerta, në shumë raste për shkak të ndjeshmëri shfrytëzohen që të krijohen simpati tek votuesit. E ndonjëherë tingëllojnë edhe si premtime të parealizueshme megjithatë ka një laramani të premtimeve nga partitë politike”, tha Vitija.

E si jo të menduara mirë këto premtime po i shohin edhe nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

“Ajo çka bie në sy është fakti se në asnjërin nga premtimet nuk preket esenca e reformimit të sistemit shëndetësor, të gjitha kanë qasje të trajtimit të problemeve ‘urgjente’ të sektorit të shëndetësisë. Asnjëra nga to nuk flet qartazi për një kujdes të integruar shëndetësor me pacientin në qendër, gjë e cila i nevojitet më së shumti këtij sektori”, tha Besim Kordra.

Për probleme brenda sistemit shëndetësor janë ankuar shumëherë edhe qytetarët, duke i dhënë theks më së shumti pritjeve për shërbime në klinikat e QKUK-së.

Tags: shendetësiaTeve1zgjedhjet 2025
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet Gëzim Berisha – drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: I padrejtë juridikisht dhe moralisht, duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: I padrejtë juridikisht dhe moralisht, duhet të korrigjohet sa më parë

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo i ndoqi të gjitha rrugët ligjore, por prapë përfundoi e vrarë

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo i ndoqi të gjitha rrugët ligjore, por prapë përfundoi e vrarë

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Nagavci: Vrasja e Arlinda Zekajt kërkon veprime urgjente institucionale, LVV-në e presin zgjedhjet e brendshme

Nagavci: Vrasja e Arlinda Zekajt kërkon veprime urgjente institucionale, LVV-në e presin zgjedhjet e brendshme

Presidentja Shiroka Pula nderohet me çmimin “Unaza e Katit” në 55-vjetorin e “Takimeve të Gjeçovit”

Presidentja Shiroka Pula nderohet me çmimin “Unaza e Katit” në 55-vjetorin e “Takimeve të Gjeçovit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën