TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qytetarët presin me orë për t’u pajisur me dokumente, sindikalistët: Greva vazhdon

nga Besarta Mehmeti
6 Shtator, 2022
0
A A
Qytetarët presin me orë për t’u pajisur me dokumente, sindikalistët: Greva vazhdon

Për shkak të grevës qytetarët janë të detyruar t’iu drejtohen shërbimeve të digjitalizuara, derisa po presin rreth një orë për t’u pajisur me dokumente. Ndërkaq ata që kanë nevojë për dokumente të cilat nuk merren në e-kiosqe kanë mbetur zvarrë për shkak të grevës.

Pavarësisht ankesave të qytetarëve, Shoqata e Sindikale e Komunës së Prishtinës tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Qytetarja Fegjlije Zogaj është shprehur e mllefosur për pritjet e gjata për nxjerrjen e dokumenteve. Ajo kërkon nga qeveria dhe sindikatat t’i lënë inatet dhe të fillojnë punën.

“Veç sa erdha, mirëpo pe shoh që radha është kogja e gjatë. I pyeta ata që kanë prit dhe me thanë që rreth një orë jemi tu prit, tash po presim edhe ne…  T’i lënë inatet (qeveria-sindikata) dhe të punojnë më shumë për popullin”, tha ajo.

Qytetari Sabit Ademi, i cili kishte ardhur për herë të dytë në komunë për ë nxjerrë dokumentet që duhet për të regjistruar veturën, shprehet i pakënaqur për grevën, derisa tha se nuk është faji i tyre, por duhet të reagojë qeveria dhe jo të dënohen qytetarët në këtë mënyrë.

“Unë isha i interesuar një taksë për të marrë për të regjistruar veturën, mirëpo nuk punojnë, thuhet se janë në grevë. Megjithatë tash më kalon koha e regjistrimit të rregullt, duhet të paguaj dënim për shkak se nuk punojnë ta shkruajnë dokumentin të cilin më takon, kjo është e padrejtë… Besoj që ka edhe mënyra të tjera të cilat duhet të zgjedhin vet dhe jo të na dënojnë, për shkak se këta nuk punojnë, unë dënohem, pavarësisht se kam ardhur me kohë. Tash nëse se kryej sot, duhet të paguaj dënim… Kam qenë dje e sot, kot nuk punojnë, po thonë te dera s’punojnë kthehu”, tha ai.

Behram Krasniqi, qytetar nga Prishtina, që po priste prej një ore për një dokument, është shprehur kundër grevës. Ai tha për KosovaPress se faji është të politikanët që nuk po kuptohen mes veti.

“Mirë s’është, por çka me bë, këto çështje politike po ndodhin. Politikanët s’po munden të kuptohen mes veti sepse protestat nuk janë mirë që po bëhen… Për një certifikatë po duhet me pritë për një orë… Kisha pas dëshirë mos të bëhet kjo tollovi, por të ketë zgjidhje”, tha ai.

Ahmet Gashi nga Shoqata e Sindikale e Komunës së Prishtinës tha për KosovaPress se vendimi për ta mbyllur grevën nuk do të vijë pa reflektimin e ekzekutivit.

“Deri më sot greva është duke vazhduar dhe nuk ka ndonjë vendim tjetër që e ndryshon qëndrimin e grevisteve. Për momentin jemi tu pritë që të fillojë ndonjë dialog me qeverinë. Ka qenë një takim me presidenten, mirëpo deri tani nuk ka ndonjë reflektim tjetër”, tha ai.

Derisa iu ka kërkuar falje qytetarëve që presin per t’u pajisur me dokumente, Gashi tha se në disa raste po bëhen përjashtime dhe po kryhen disa shërbime.

Më tej, Gashi ka kërkuar nga qeveria që të bisedojë me të, pasi vendimi për prej 50 euro në muaj për punëtoret e sektorit publik nuk ka qenë kërkese e tyre.

“Pa i zgjedh kërkesat tona, ne vazhdojmë grevën… Ne e lusim qeverinë edhe që të bisedojë me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, kjo është kërkesa jonë që fillimisht që sa më shpejtë t’i vizitojnë në mënyrë të zgjidhët kjo problematikë… Shuma e ndarë që është prej 50 eurove, është vet pakoja ekonomike që qeveria e ka propozuar, mirëpo nuk ka biseduar dhe nuk është si reflektim në aspektin që edhe ka biseduar me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura”, tha ai.

Ndërkaq Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Vllasi pajtohet me Kurtin: Limaj s’mund të bëhet kryetar Kuvendit me tre deputetë

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

“InfoNata 29.05.2025

“InfoNata 29.05.2025

KF Deçiqi e fiton Kupën e shtetit në Malin e Zi

KF Deçiqi e fiton Kupën e shtetit në Malin e Zi

“Edi Rama ndihmoi përçarjen e VLEN-it” – Mexhiti  me akuza ndaj Ramës

“Edi Rama ndihmoi përçarjen e VLEN-it” – Mexhiti me akuza ndaj Ramës

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti thotë se bashkëpunimi Kosovë – Maqedoni e Veriut është intensiv

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Mexhiti: Haradinaj u dezinformuar, Adem Hoxhën nuk e njoh dhe se kam takuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X