TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Qytetarët për rastin e Liridona Ademajt: Vrasësi meriton burg të përjetshëm

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Qytetarët për rastin e Liridona Ademajt: Vrasësi meriton burg të përjetshëm

Vrasja e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës është pritur me tronditje nga qytetarët. Ata kërkojnë që vrasja e saj duhet dënuar dhe drejtësia duhet të triumfojë.

Ata thonë se janë ndier të shokuar kur kanë dëgjuar rastin e vrasjes.

Qytetari Hasan Ramadani, derisa tregon se si ka dëgjuar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, thotë se vrasësi meriton burgim të përjetshëm.

“Kjo punë është shumë rëndë. Po thonë, ai burri e paska bërë me qëllim, sepse me gruan dhe dy fëmijë ka ikur dhe e ka lënë… Ai e paska paguar njeriun 30 mijë euro, e ka pranuar. Po thonë se kështu ka ndodhur. Nuk ka ndodhur mirë, por ndodhin te ne këto… Me asgjë vrasja nuk arsyetohet në këtë tokë dhe botë… Ai ka mund të ndahet me të dhe jo të hyjë për vrasje, me u bë nami i zi… Me pas mundësi e kisha dënuar përjetshëm, mos të del jashtë me vdekje. Nuk ka vetëm burg të përjetshëm. Pa i dënuar mirë, nuk ndalen”, tha Ramadani.

Qytetarja Valdete Aliaj e quan rastin e vrasjes së Liridona Ademajt si shumë të komplikuar, pasi për momentin nuk dihet saktë motivi.

“Shumë e komplikuar. Nuk e di arsyen. Duhet pasur shumë arsye. Në këtë aspekt sigurisht se kanë luajtur rol shumë gjëra paraprakisht, të jetë një bagazh që askush nuk mund ta di, por si veprim shumë i papranueshëm. Çfarëdo dënimi nuk ka peshë, por sigurisht ai duhet dënuar”, tha Aliaj.

Edhe qytetari Avdi Vllasa shprehet i tronditur me rastin. Ai thotë se bashkëshorti i së ndjerës është dashur të divorcohet e jo të kryejë krim makabër.

“Nuk e di se çka mund të ketë një njeri, a është i sëmurë psikik, i sëmurë apo çka. Munden organet e gjithësisë, por domethënë ka pasur mundësi tjera, të divorcohet. Nuk e shoh të arsyeshme. Për sa i takon dënimit, gjykata duhet të tregojë”, tha Vllasa.

Dje i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Ademajt, e vrarë tri ditë më parë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i dyshuar se e ka porositur vrasjen, si dhe Granit Plavën, që sipas prokurorisë është dorasi.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe një person i tretë Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së. Derisa, pas arrestimit të Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës, familja Murseli ka bërë të ditur se e pamja është anuluar.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile.

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt nesër pritet të dalin para gjykatës. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pranon dronët kamikazë më të avancuar taktikë në tregun rajonal

FSK pranon dronët kamikazë më të avancuar taktikë në tregun rajonal

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Rekomandohet suspendimi i një polici në Kaçanik

A i dha Gjykata Kushtetuese një ‘armë’ të re Listës Serbe? – Flet Kim Mehmeti

A i dha Gjykata Kushtetuese një ‘armë’ të re Listës Serbe? – Flet Kim Mehmeti

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Kushtetuesja publikon aktgjykimin: Kuvendi nuk është konstituuar

Të ftohtit shkurton orët e mësimin në disa shkolla në kryeqytet

Të ftohtit shkurton orët e mësimin në disa shkolla në kryeqytet

Arinjtë nxjerrin eshtra nga një varr në Suharekë, blegtorit i dëmtojnë kosheret

Arinjtë nxjerrin eshtra nga një varr në Suharekë, blegtorit i dëmtojnë kosheret

“Këndi i Kimit”

“Këndi i Kimit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën