TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qytetarët i përkrahin veteranët: Ajo Qeveri që i neglizhon veteranët e UÇK-së do të ketë pasoja të mëdha

nga Besarta Mehmeti
8 Qershor, 2022
0
A A

Protesta e veteranëve të UÇK-së në fillim të kësaj jave, po përkrahet nga qytetarët e Kosovës. Ata thonë se institucionet qeverisëse po i neglizhojnë veteranët, për të cilët thonë se kanë pasoja të rënda.

Januz Goxhuli nga Prishtina, thotë se ajo Qeveri që i neglizhon veteranët do të ketë pasoja të rënda për ta.

“Veteranët patjetër duhet të përfshihen në pagën minimale, janë njerëzit që kanë dhënë më së shumti që kanë dhënë për këtë vend, dhe normal që duhet të jenë pjesë e benificioneve. Ka njerëz me gjymtyrë të humbura, me plagë, për të gjitha duhet me u merr Qeveria e Kosovës me këtë çështje sidomos me veteranët që kanë luftuar. Qeveria duhet urgjentisht të bëjë standardin e njëjtë për të gjithë veteranët njësoj si për sektorët tjerë”, thotë ai.

“Qeveria gjatë muajve në vijim pastaj mundet me i gjet veteranët që nuk janë të vërtetë dhe nuk kanë qenë ushtar, kjo nuk është punë e veteranëve, veterani i vërtetë e ka dhënë kontributin e vet, s’mundet me u neglizhua dhe me mbet si pasoj e njerëzve që kanë qenë në Qeveri. Duhet Qeveria urgjentisht të ndërmarr masa sepse s’ka me u nda mirë me veteranët, jo vetëm kjo por çdo Qeveri që vjen dhe i neglizhon veteranët e vërtetë të  UÇK-së ka me pas pasoja të mëdha si Qeveri. Ne nuk jemi me thye ndërtesën e Qeverisë por kur të vjen puna me u shkel të drejtat e tona kanë me u ballafaqua drejtpërdrejtë deputetët me ne, edhe ministrat, Kryeministri, Zv.kryeministri dhe Presidentja”, u shpreh tutje ai

E Isak Gërguri është shprehur se përveç veteranëve e gjithë popullata është në gjendje të mjerueshme, por që prioritet duhet të kenë veteranët.

“Ata e meritojnë jo vetëm pagën minimale por edhe më shumë. Ajo ka me u bë vetëm pa protesta nuk po bëhet. Ne e dimë se  si ata kanë mbetur invalid, por gjithë popullata kosovare janë në gjendje të mjerueshme”, u shpreh Gërguri.

Edhe Hasan Hyseni duke përmendur punën dhe kontributin e veteranëve tha se këtë të fundit duhet patjetër të jenë të përfshirë në pagën minimale.

“Veteranët e meritojnë sepse dihet lëvdata e tyre. Veteranëve duhet me ju ngrit paga meqenëse janë ngrit edhe çmimet. Emri i tyre dhe gjaku nuk humb kurrë për lirinë e popullit që e gëzojmë”

Por të njëjtën gjë nuk e mendon edhe Osman Osmani. Ai konsideron se protestat ishin politike dhe se për këtë fajtore është opozita.

“Këto janë protesta që s’po din ku të kapen Opozita, se nuk kanë me fituar kurrë me këtë opozitë, sepse veteran për vota i kanë bërë 60 mijë, as nuk janë 13 mijë, dhe kurrë më mirë nuk do t’i kenë punët as ata as qytetarët sepse ata po jepni para kot me njerëz mashtrues. Veteranët e vërtetë duhet me dal në protestë për me i pastrua listat, që me i heq nga lista veteranët mashtrues, dhe duhet të punohet që me i pas më mirë punët qytetarët sepse me master janë duke shëtitur rrugëve. S’duhet të përfshihen në pagën minimale hiq”.

E Nazmi Osmani ka kërkuar vëmendje më të madhe për këtë kategori dhe jo vetëm për “xhepat e tyre”. Ai ka thënë se Qeveria duhet ta shtojë kujdesin ndaj qytetarëve duke i ngritur pagat shkaku i inflacionit.

“Duhet të përfshihen gjithsesi sepse e kanë merituar, s’ka përjashtim. Protestat kishin mund me jenë më të qeta, nuk është dashur me qenë ashtu siç kanë qenë. Edhe ata janë lodhur duke pritur. Qeveria duhet pak t’i qetësojë popullin, me paga, pasi që është gjendja shumë e vështirë tash. Duhet Qeveria të kujdeset për popullin jo vetëm për xhepat e vet. Veteranët nuk duhet me i lënë në këtë gjendje që janë tash”, u shpreh ai./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përleshje në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

Përleshje në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

7 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

7 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

Përleshje në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

Përleshje në Fushë-Kosovë, arrestohen katër persona

7 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

7 raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

Propozohet sërish votim i fshehtë për kryeparlamentar

Tentimi i 32-të sot në Kuvend

Moti sot

Moti sot

Trump në bisedë telefonike me Putinin, diskutojnë për konfliktin Izrael-Iran

Trump në bisedë telefonike me Putinin, diskutojnë për konfliktin Izrael-Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X