TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët e Vitisë me pankarta kërkojnë drejtësi për Auronin

Në Viti, mesditën e kësaj mërkure u mbajtë protestë për Auron Ferizin, i cili vdiq me 8 shtator pasi u goditë nga një veturë në parkun e qytetit. Të gjithë një zëri kërkuan drejtësi për 21 vjeçarin nga Vitia.

by tëvë1
3 muaj ago
0 0
A A

Autore : Adea Mustafaj

Me pankarta në duar, shumë qytetarë të Vitisë njëzëri kërkuan drejtësi për Auron Ferizin.

I riu humbi jetën pasi u godit nga një veturë më 8 shtator në parkun e qytetit të kësaj komune.

Në protestën e organizuar babai i të ndjerit, Arton Ferizi, tha se për vdekjen e djalit të tij fajtor është edhe ambulanca, e cila sipas tij erdhi me vonesë.

“Djali jem ka ndërruar jetë shkaku i ambulancës e cila është vonuar. Unë e pash edhe dje reagimet e mjekësisë atje që kanë thënë që ambullanca nuk është vanu. Ambullanca është vanu janë kamerat, janë dëshmitë, dëshmitarë të gjallë. Po mas shumti që po më brengos ky fakt pse ambullanta është vanu, me dhonë llogari”, tha ai.

Ndërsa nëna e Auronit paralajmëroi se nëse drejtësia nuk vihet në vend, ata do të veprojnë sipas kanunit.

“Nëse nuk e kap drejtësia, shkojna sipas kanunit tani. Veç drejtësi e du. Nëse nuk ka drejtësi shkojna sipas kanunit…. Djali ka ardh më ka tregu. Unë kur kom shku në Gjilan, menjëherë më thanë ambullanca është vanu, 30 minuta në Prishtinë”, tha Kimete Franku.

Edhe shoku i të ndjerit, thotë që ambulanca është vonuar, teksa kërkon drejtësi për vdekjen e Auronit.

“Ambulanca është vanuar tepër. Do të thotë kur e ka marr Auronin, ka ardh tani mas 30 minuta më ka marr mu. Do të thotë, udhës për në Gjilan unë kam qenë vetë në ambulanc, ju ka prish ambulanca rrugës. Kom prit edhe 30 minuta në udhë qashtu deri sa ka ardhë ambulanca me më marr për së dyti”, tha ai.

Edhe vëllai i Auronit,  me lot në sy kërkoi që drejtësia të vihet në vend, derisa ka shprehur dyshime për shoferin e veturës.

“Është shumë e rënd. Jemi duke kërkuar drejtësi, prej policisë, prej ambullandës. Se ai ka qenë njeri që e ka njoftë edhe policia, ai ka pas shumë vepra. Ka shkel edhe njerëz të tjerë. Ka raste që e ka shkel njeri tjetër me motorr. Shumë do raste të tjera që i kanë tregu” , u shpreh Bled Ferizi.

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Viti, ku paraqitën tri kërkesat kryesore të tyre.

“Stacioni policor në Viti të jap llogari për papërgjegjësinë e treguar ndaj rastit, marrë parasysh që kanë qenë në dijeni edhe më herët se i dyshuari në fjalë ka qenë i njohur për organet e rendit, përgjegjësi kërkojmë edhe nga gykata këtu në Viti. Po ashtu kërkojmë dorëheqjen e komandantit aktual të stacionit policor në Viti, Afrim Halilit. Kërkojmë llogaridhënie nga institucionet komunale të Vitise, për mosfunksionim të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Si dhe kërkojmë llogari prej tyre që të na tregojnë se përse ky rast nuk është ndërmarr më herët dhe nuk është marr ndonjë hap sa i përket sigurisë së qytetarëve”, tha Florinda Abazi.

Auron Ferizi u aksidentua me 8 shtator në parkun e qytetit, së bashku me katër shokët e tij, nga një veturë e cila dyshohet se  kishte devijuar rrugën.

Fillimisht vetura kishte goditur disa karrige në park, dhe më pastaj pesë persona.

Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet Auron Ferizi kishte ndërruar jetë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua raporton se u dhunua nga burri me të cilin ishte në lidhje dashurie

Në praninë e punëtorit social, e mitura në Malishevë raporton për dhunim

Zhduket një femër në Pejë

Dy raste zhdukjeje të të miturve në Vushtrri

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Kanosi vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Istog

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

Një grua raporton se u dhunua nga burri me të cilin ishte në lidhje dashurie

Në praninë e punëtorit social, e mitura në Malishevë raporton për dhunim

Zhduket një femër në Pejë

Dy raste zhdukjeje të të miturve në Vushtrri

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Kanosi vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Istog

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Sot mbyllet afati për ndërrimin e qendrës së votimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën