TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët duan zgjidhje afatgjate për tollovinë në trafik, Rama: Do ta fitojmë këtë luftë

Dikush me motoçikletë e dikush në këmbë. Qytetarët po detyrohen të gjejnë alternativa të lëvizjes nëpër rrugët e Prishtinës, për shkak të gjendjes së rënduar të trafikut në kryeqytet. Kryetari Përparim Rama thotë se do ta fitojnë këtë luftë.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1
A A
Qytetarët duan zgjidhje afatgjate për tollovinë në trafik, Rama: Do ta fitojmë këtë luftë

Lëvizjet me  motorin e tij elektrik i ka thuajse të përditshme në rrugët e Prishtinës.

Kështu thotë se kryen punë më shpejtë, qytetari Fahri Morina.

Megjithatë, ai është optimist se situata me kolonat në kryeqytet do të rregullohet.

“Makinën e kam, por më shumë e përdori motorin. Më shpejtë, më mirë,  natyrisht se  trafiku shiko si është. Natyrisht se tani masi po punohet duhet me qenë i ngarkuar, se Prishtina është kësisoj. Nuk mundet me ndryshuar askush këtë tash. Natyrisht se nuk është mirë por deri sa të bëhen zgjidhjet e rrugëve, kështu e kemi kjo është gjë normale nuk është veç në Kosovë kjo  me kalimin e kohës çdo gjë do të rregullohet”, shprehet Fahri Morina -qytetar

Ndryshe nga Morina, qytetari Albert Maloku preferon që lëvizjet në rrugët e Prishtinës t’i bëjë në këmbë.

“Unë, për vete pretoj me ndezë makinën se vetvetiu po bëhem nervoz e lë më të tjerët. Prishtina është bërë metropol, se të gjithë qytetarët e komunave e fshatrave tjera janë të orientuara në Prishtinë edhe është mbingarkesë. Mirëpo me gjithë atë një pikë faji ju vë edhe profesionalistëve të komunikacionit, se duhet të gjejnë formulën e përbashkët në komunikacion e të mos vije deri të ngarkesat””, shprehet ai.

E qytetari Xhafer Berisha, thotë se kolonat në Prishtinë janë shtuar si pasojë e disa rrugëve në të cilat komuna e ka ndaluar qarkullimin e veturave.

“Kjo krejt është një mungesë e mos koordinimit, mos planifikimit të rregullt, se kjo nuk shkon në planifikuat që cila parti të vjen në pushtet t’i ndryshoj rrugët, t’i mbyll disa t’i hapë disa tjera apo të mundohet të bëjnë një lloj alternative. Mirëpo, kjo alternativë nuk po duket që është e suksesshme qysh duhet të jetë afatgjate, por po bëhet për interesa partiake dhe personale. Kryesisht me ardhjen e këtij kryetarit, ai i ka mbyll disa rrugë, por nuk e di me çfarë qëllimi, por më tepër më duket që e kanë një karakter komercial”, thotë Berisha.

Megjithatë, ndalimi i lëvizjes së veturave në disa rrugë, nuk është shkaku i vetëm i kolonave të krijuara.

Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, thotë se arsyet janë të shumta.

“Arsyet kryesore janë rritja e shpejtë e numrit të automjeteve private, sidomos ato te cilat vijnë nga qytetet tjera, mungesa e infrastrukturës rrugore të përshtatshme dhe planifikimi urban joefikas. Kjo tregon nevojën për një strategji afatgjatë të menaxhimit të trafikut që përfshin përmirësimin e transportit publik dhe riorganizimin e qarkullimit rrugor. Si zgjidhje e shpejte dhe efikase, te riorganizohen rrugët ne një kahore”, shprehet ai.

E ai që fajësohet në vazhdimësi për katrahurën e komunikacionit në kryeqytetit, kryetari Përparim Rama, thotë se kjo luftë është e fituar.

“Kjo është një luftë e paqes për fat të mirë, domethënë e kemi fituar një luftë tash e kemi edhe një luftë të paqës të cilën po e luftojmë së bashku dhe po e fitojmë. Ju lajmëroj më vonë”, ka thënë Rama.

Aktualisht, në Prishtinë janë duke u realizuar punime në disa rrugë kryesore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Kërkohet paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar në Malishevë

Raporti i IPK-së-zbatimi i urdhëresave të gjykatës mbetet i ulët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën