TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët ankohen për pritje të gjata për letërnjoftim dhe pasaportë

Qytetarë të shumtë janë parë të shtunën teksa prisnin për tu pajisur me pasaportë dhe letërnjoftim në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Prishtinë. Qytetarët i thanë televizionit se pritjet për të aplikuar për dokumente po zgjasin deri në tri ditë, ndërsa sipas MPB-së, kjo është vikendi i fundit që do të punohet.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Qytetarët ankohen për pritje të gjata për letërnjoftim dhe pasaportë

Ndonëse është ditë vikendi, qytetarët pashmangshëm po presin në radhë për tu pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë.

E fluksi i qytetarëve u pa pas kohës së pauzës.

“Interesimi i madh i qytetarëve për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës dhe letërnjoftim, ka bërë që Agjencia për Regjistrimin Civil e ministrisë së Punëve të Brendshme, të punon edhe këtë të shtunë”.

Sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tash e disa javë po punohet edhe të shtunave, meqë është rritur interesimi i qytetarëve për tu pajisur me dokumentet shtetërore.

Por, televizioni ka mësuar se ky vendim do të ndërpritet, dhe se kjo e shtunë ka qenë e fundit për qytetarët të cilët e shfrytëzuan vikendin për aplikim dhe pajisur me pasaportë dhe letërnjoftim.

E qytetarët ankohen për pritje të gjata, nga ta kishte që tri herë radhazi iu është pamundësuar aplikimi.

“Tri herë kom ardhë e kom marrë numrin, zakonisht mbi 100 veta i kom pas para meje, kur e kom shfrytëzua një pauzë prej punës, nuk ishte mundësia me prit ashtu shumë, sot e kom shfrytëzua dhe erdha por qenka pauzë besoj që kësaj here” , ka thënë qytetari, Musli Dulahi.

Ndërsa ka të tjerë që kërkojnë të punohet edhe vikendeve të ardhshme.

“Unë mendoj se kjo është një ide shumë e mirë tash kam dëgjuar se do të ndërpritet ky orar i vikendeve mos me punu, edhe me punu me orar të rregullt. Unë sot erdha por pashë tollovi të madhe, edhe e kisha pa të arsyeshme me vazhdua me punu edhe vikendeve me ua mundësua pak më lehtë me u pajis me dokumente” , ka thënë qytetari tjetër, Agim Mehmeti.

Pritjes nuk po i bënë ballë as kjo e moshuar.

“Me ardhë prej mëngjesit, e treta ditë është mos me mujt me kry punë deri në 20:30, e mos me bo takim gjithë ky njeri me ndejtë në këmbë dje e pardje shumë nxehtë ke, qysh me guxua” , tha ajo.

Pritja e qytetarëve për ty pajisur me dokumente vazhdoi edhe pasdite.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën