TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët ankohen për mbeturinat në parkun në Sllatinë

Pishat në Sllatinë janë i vetmi park në Komunën e Fushë Kosovës. Por sipas vizitorëve, as kjo hapësirë nuk po ia del të mirëmbahet. Ata ankohen për mbeturinat që hasin këtu. E në anën tjetër nga Komuna thonë se pastrimi dhe riparimi i dëmeve bëhet në mënyrë të rregullt.

by Fëllënza Krasniqi
7 muaj ago
0 0
A A

Është i vetmi park publik në komunën e Fushë Kosovës.

Por edhe ky park i Pishave në Sllatinë nuk po i përmbush kërkesat e qytetarëve.

Kjo meqë, në shumicën e herëve që ata vizitojnë këtë hapësirë thonë se hasin në mbeturina.

“Dalim çdo tre ditë këtu pari ecim shëtisim, mirë është ajri është i pastër, por është një mangësi e jona që ne faktikisht nuk e kemi pastërtinë në nivel, hedhin mbeturina e këso gjërash. Kisha pasur dëshirë që populli jonë të vetëdijesohet pak”, shprehet Mustafë Sadiku.

E se ky park nuk mirëmbahet si duhet e thotë edhe ky qytetar.

“Deri diku se po e shohim edhe vet këtu nuk ka pastërti këtu, shikoj shishet këtu, lëngjet i pinë e i hedhin këtu plot”, thotë Murat Murati.

Përveç mbeturinave, qytetarët thonë se në këtë park duhet të rregullohen edhe disa gjëra të tjera.

“Kishte me qenë mundësi edhe më mirë sidomos rregullimi i disa ulëseve, pushimores, lojërave të fëmijëve që janë dëmtuar. Nuk do të thotë që ato që janë rregulluar një herë e nuk duhet të ripërtërihen prapë. Edhe pastërtia po mundohen këta të Komunës me ardhë një herë në javë, por nuk po mjafton pastërtia duhet me qenë pak më shumë në nivel. Mbeturinat me i mbledh ndoshta është nevoja dy herë në javë se jo vetëm një herë në javë se është pak”, tha Mustafë Tremkolli.

Se ky park ka nevojë për kujdes më të shtuar e thotë edhe Vildane Latifi, kryetare e degës së AAK-së në Fushë Kosovë.

“E shoh një neglizhencë të madhe nga Komuna nga qeverisja aktuale. Duke pasur parasysh se është dashur të ruhet kjo pjesë pasi që në qytet nuk kemi hapësirë për ndërtimin e parqeve të reja. Duhet patjetër të ekzistoj një lidhje ndërmjet qytetarit dhe Komunës, kjo mund të bëhet përmes aksioneve të përbashkëta për mirëmbajte dhe duke bërë fushata të vetëdijesimit apo çka do që është e nevojshme për menaxhim të mbeturinave, ku një hapë e një xhiro më bë nëpër  “Pisha” mundeni me shikuar sa keq mirëmbahet e vetmja kjo hapësirë publike që e kemi në Komunën tonë”, thotë ajo.

Por, në anën tjetër nga Komuna thonë se mirëmbajtjen e këtij parku e bëjnë rregullisht.

“Mirëmbajtja e pishave bëhet në mënyrë rutinore. Po ashtu rregullimi i dëmtimeve bëhet në vazhdimësi. Edhe pse kemi shpesh dëmtime te pronës publike në parkun e pishave, ne prapë në vazhdimësi i riparojmë. Ndërsa, për mbledhjen e mbeturinave kemi Kompaninë Rajonale të Pastrimit. Në koordinim me KRM “Pastrimi” do të shikohet mundësia për rritjen e kapaciteteve”, shprehet Ardit Sekiraça, drejtor i Shërbimeve Publike.

Mirëmbajtja e hapësirave publike sipas Komunës së Fushë Kosovës po bëhet edhe në lokacione të tjera.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën