Qytetarë nga të gjitha zonat e vendit janë nisur për të marshuar në “Marshin për Drejtësi”.
Një pjesë janë nisur në mënyrë të organizuar me autobusë, e të tjerët me makinat e tyre personale.
Faqja “LIRIA KA EMËR”, pjesë e platformës që ka organizuar këtë marsh ka publikuar video të qytetarëve të shumtë të cilat i kanë bërë rrugës për në sheshet e Prishtinës.
“Marshi për Drejtësi” fillon nga ora 14:00.