TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Quni: Refuzimi i Bislimit e vështirëson pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Quni: Refuzimi i Bislimit e vështirëson pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka komentuar refuzimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për t’u takuar javën e ardhshme në Bruksel me kryenegociatorin serb dhe ndërmjetës të BE-së për të folur për dinarin.

Quni ka vlerësuar se një veprim i tillë i Bislimit, do të marr kritika e do ta vështirësoj pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Madje, Quni ka thënë një situatë si kjo, do të krijojë avantazhe për palën serbe, duke u bërë temë diskutimi në takimet e ardhshme.

“Refuzimi i Bislimit që me trajtuar një çështje, jam i bindur se do të merr kritika, do të gjykohet dhe po e vështirëson pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Thjeshtë po krijon avantazhe për palën serbë që do e materializojnë në tavolinën e diskutimeve”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë për Qunin, vendimi për dinarin është i drejtë ani pse ai thekson se për pasojë në vend mund të ndodhë edhe përshkallëzim i situatës.

“E kemi një veprim të qeverisë që e cilësojmë të drejtë, e kemi një rezultat që mundet me shkaku tension, tension ky që mund të menaxhohet. Qytetarët serbë të marrin urdhra nga Beogradi që mos të lejohet implementimi i politikave deri tek veprimet konkrete që dinari me qenë i kontrolluar dhe të bëhet në format që e ka paraparë BQK-ja. Mund të vijmë në një situatë që institucionet tona në ballafaqim me grupet e armatosura me ardhur deri tek një konflikt që mund edhe më tutje të përshkallëzohet”, ka vlerësuar ai.

Më tej, deputeti i LDK-së ka vlerësuar se vendimet duhet të jenë në një linjë me ndërkombëtarët, ndryshe mund të kemi vendosje sanksionesh.

“Kur veprojmë në një ambient ku prezent i kemi forcat ndërkombëtare, ku ne kemi një partneritet me shtetet mike, shumë procese veprime në të kaluarën janë ndërmarr në bashkëkoodinim, dakordim e me kompromise, nga komuniteti ndërkombëtar këto veprime të cilat nuk diskutohen me partnerët tanë i shohin me një skepticizëm deri në vendosje të sanksioneve”, është shprehur ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka pranuar një ftesë nga Brukseli, për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro, por ka refuzuar pjesëmarrjen. Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, duke shtuar se do të vendoset javën e ardhshme se kush do të shkojë. Bislimi  ka thënë se për këtë takim nuk ka pasur dakordim, ndërsa ka akuzuar të dërguarin evropian Lajçak se ka shkelur parimet që i kishte vendosur vetë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i pakonstituuar – “Triumf i LS”? / Hapi tutje i LVV-së – flet Mimoza Kusari | MESDITË

Kuvendi i pakonstituuar – “Triumf i LS”? / Hapi tutje i LVV-së – flet Mimoza Kusari | MESDITË

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Studentët e 97-tës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet

Haradinaj kujton protestat studentore: Historia e shqiptarëve, histori përpjekjesh të pandalura për liri

Haradinaj kujton protestat studentore: Historia e shqiptarëve, histori përpjekjesh të pandalura për liri

Kosova ngec në luftën kundër pastrimit të parave

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde në vlerë prej 1.4 milion euro

Studentët në Napoli “pushtojnë” universitetet në mbështetje të Flotës Globale Sumud

Studentët në Napoli “pushtojnë” universitetet në mbështetje të Flotës Globale Sumud

Apple dhe OpenAI kërkojnë nga gjykata rrëzimin e padisë së Elon Musk

Apple dhe OpenAI kërkojnë nga gjykata rrëzimin e padisë së Elon Musk

Haradinaj kujton protestat studentore: Historia e shqiptarëve, histori përpjekjesh të pandalura për liri

Haradinaj kujton protestat studentore: Historia e shqiptarëve, histori përpjekjesh të pandalura për liri

Kosova ngec në luftën kundër pastrimit të parave

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde në vlerë prej 1.4 milion euro

Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t’i zgjidhni ato

Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t’i zgjidhni ato

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën