TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

QUINT-i thirrje kundër dhunës, Kurti letër BE-së për zgjedhjet serbe

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
QUINT-i thirrje kundër dhunës, Kurti letër BE-së për zgjedhjet serbe

 

Me shqetësim për përshkallëzim të gjendjes dhe përdorim të dhunës, shtetet e QUINT-it, i kanë pritur protestat e serbëve në Kosovë.

Përmes një komunikate, QUINT-i ka konsideruar se qytetarët e kanë vet në duar kthimin e protestave nga paqësore në të dhunshme.

“Qytetarët kanë të drejtë për tubim në mënyrë paqësore si dhe përgjegjësi për të siguruar që tubimet e tilla janë paqësore dhe nuk kthehen në të dhunshme. Organet e zbatimit të ligjit e kanë detyrim të ruajnë rendin publik dhe do të duhej ta bëjnë këtë pa shkelur parimet demokratike të lirisë së shprehjes dhe të tubimit. Quint-i dhe BE-ja gjithashtu i përsërisin thirrjet e tyre Kosovës dhe Serbisë për të vepruar në mënyrë të matur dhe të përmbahen nga çfarëdo retorikë apo veprim që do të mund të ngritë tensionet”, thuhet në komunikantë.

E këto protesta erdhën si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Lidhur me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar Bashkimit Evropian, ku ka shprehur se kanë pritur që kjo çështje të zgjidhej ndërmjet dy qeverive.

“Është për keqardhje që, derisa Kosova është duke punuar në mirëbesim me BE-në dhe Quint-in për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme ndërmjet qeverive tona, strukturat ilegale të Serbisë po mundohen të përgatisin dhe të organizojnë zgjedhjet në territorin tonë sikur të mos ekzistonte Qeveria jonë. Dhe janë duke e bërë këtë me financim nga Beogradi, natyrisht”, ka thënë Kurti.

Si përpjekje për ta nënçmuar Kosovën dhe institucionet e saj shtetërore, Kurti i ka vlerësuar edhe përdorimin e termave nga Beogradi për qytetarët serbë nga Kosova.

“Në veçanti, Beogradi e përdor termin “votuesit me të drejtë vote” për t’iu referuar serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. Mirëpo, kjo është sipas regjistrit civil të përcaktuar dhe të poseduar nga strukturat komunale ilegale të Serbisë në Kosovë, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe ligjet tona. Është me rëndësi që kjo orvajtje të mos legjitimohet nga autoritetet e BE-së apo të OSBE-së”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe do të mbahen më 3 prill.

Raporti i gazetares Florijeta Dernjani.

Tags: kurtiQUINTZgjedhjet e Serbise ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Kaçanik dhe Malishevë gjenden granata dore

Gjakovari shkon me granat dore në Stacionin Policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një burrë në Pejë, ushtroi dhunë fizike e dhunoi bashkëshorten

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person, dyshohet se keqtrajtoi nënën

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Arrestohet një person në Malishevë për manipulimin e rezultatit të 28 dhjetorit

Në Kaçanik dhe Malishevë gjenden granata dore

Gjakovari shkon me granat dore në Stacionin Policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një burrë në Pejë, ushtroi dhunë fizike e dhunoi bashkëshorten

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person, dyshohet se keqtrajtoi nënën

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Arrestohet një person në Malishevë për manipulimin e rezultatit të 28 dhjetorit

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Serwer: I zhgënjyer me Gjykatën Speciale, viktimat po kthehen në dhunues

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëdorëzohet në polici i kërkuar për kanosje ndaj personit zyrtar

FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste antishqiptare

FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste antishqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën