TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

QUINT-i shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje

Ambasadat e shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar,  Gjermanisë, Francës, Italisë) kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, më 23 prill.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen e shmangin dhunën, që mund të pengojë zgjedhjet”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të QUINT-it.

Nga Lista Serbe kanë thënë se vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës është “si pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke privuar serbët nga të gjitha të drejtat”.

Kurse, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “kjo është shenjë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës”, si dhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta dënojë “shkeljen e shpejtë të Marrëveshjes Themelore”.

Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: Mentaliteti ekspansionist i Serbisë rrezikon stabilitetin e Ballkanit, veçanërisht Kosovën

Baraliu: Mentaliteti ekspansionist i Serbisë rrezikon stabilitetin e Ballkanit, veçanërisht Kosovën

Ligjet e reja në fuqi, serbët thonë se po informohen nga Policia e Kosovës

Ligjet e reja në fuqi, serbët thonë se po informohen nga Policia e Kosovës

Prindërit ndalojnë nxënësit në “Shkollën e Gjelbër”, shkak të ftohtit

Prindërit ndalojnë nxënësit në “Shkollën e Gjelbër”, shkak të ftohtit

Nxënësit e Fushë-Kosovës kthehen në shkollë të hënën pas rikuperimit nga vërshimet

Nxënësit e Fushë-Kosovës kthehen në shkollë të hënën pas rikuperimit nga vërshimet

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Drita prezanton Grezdën

Drita prezanton Grezdën

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shkëlqen në fitoren e Dusseldorfit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën