TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

QKUK këtë muaj pritet të hapë konkurs për pozitat me ushtrues detyre

by tëvë1
1 vit ago
0
A A

Qendra Klinike Universitare e Kosovës gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për plotësimin e të gjitha pozitave që janë me ushtrues detyre në këtë institucion, ndërkohë që nga java e ardhshme klinikave të këtij institucioni shëndetësor do t’u bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari thotë se ka kërkuar nga zyra e personelit të QKUK-së një analizë për pozitat me ushtrues detyre, për t’i hapur rrugë hapjes së konkurseve.

“Ka dy javë që kam kërkuar prej zyra e personelit të QKUK-së analizën, përgatitjen e krejt pozicioneve, të cilat janë me ushtrues detyre, të gjitha do të jenë në konkurs publik… Konsideroj se nga ky muaj, në momentin që kemi drejtorët e klinikave, ato pozicione që janë të lira dhe ato që do të dalin, pasi tash iu kalon një pjesë e mandatit, me automatizëm do të shpallen kryeteknikët e klinikave. Kudo që ka ushtrues detyre me pozita menaxheriale dhe janë me ushtrues detyre, me automatizëm iu përgatitet konkursi dhe e shpallim…Unë konsideroj që brenda këtij muaji mund të ketë me siguri edhe konkurs për drejtorë të klinikave, edhe për staf tjetër shefa të sallave”, tha Hajdari.

Hajdari thotë se po punojnë për reduktimin e listës së pritjes dhe për shërbime sa më cilësore për pacientët.

“Ne kemi një plan veprimi, të cilin nga java e ardhshme do ta zyrtarizojmë sipas plan-veprimit për listat e pritjes e që ndërlidhet me rekomandimet e Auditorit të jashtëm sa i përket performancës. Ka qenë një sfidë për shkak të shumë faktorëve, faktorit profesional. Kryesisht është arsyetuar me mungesën e anestezistëve, faktori teknik, infrastrukturës, mungesës së sallave operative për më shumë ndërhyrje operative. Ne kemi rifreskuar të gjitha listat e pritjes në të gjitha klinikat dhe ka rezultuar se nuk janë ato lista të pritjes sikurse kanë qenë… 03\58 Masat tjera që do t’i ndërmarrim është zgjatja e orarit që do të fillojmë ta praktikojmë në Klinikën Vaskulare, Kardiologji, Ortopedi dhe çdo shërbim do të jetë në favor të uljes së kohës së pritjes dhe në shërbim të qytetarëve do të punohet në dy ndërrimet dhe me automatizëm do të dyfishohet puna… Do të bëjmë përpjekje maksimale që çdo listë të pritjes në cilëndo fushë dhe çdo shërbim që ofrohet për pacientët tanë me qenë sa më e shpejtë dhe sa më cilësore, të ngrihet niveli i cilësisë dhe këto të dyja e rritin nivelin e besimit në institucionin tonë“, tha ai.

Sipas të gjeturave të Zyrës se Auditorit mungesa e anesteziologëve ka ndikuar te pritjet e gjata për ndërhyrje kirurgjikale në QKUK, por udhëheqësi i kësaj qendre thotë se po planifikojnë shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve dhe presin edhe ardhjen e specializantëve të rinj.

“Jemi duke e rifunksionalizuar një plan veprimi që të shfrytëzohen maksimalisht kapacitetet e anestezionit, madje edhe pas orarit dhe njëkohësisht jemi duke bërë përpjekje të angazhojmë edhe me kontrata për punë specifike anesteziologë që janë të gatshëm të kontribuojnë në QKUK, në mënyrë që këto lista, por edhe shërbimet e tjera të jenë sa më të shpejta dhe efikase… 05’21 Është i pamjaftueshëm për shkak të numrit të madh të rasteve dhe listave të gjata të pritjes të cilat janë krijuar me kalimin e kohës. Nëse e shohim numrin, ndoshta edhe për 50 anesteziologë tjerë ka nevojë në QKUK dhe kjo lidhet edhe me procesin e specializantëve që presim specialistë të rinj që do të jenë të gatshëm të punojnë në QKUK. Besoj shumë që edhe me masat që si menaxhment do t’i ndërmarrim e që lidhen kryesisht me funksionalizimin, zgjatjen e orarit, kontrollin më të madh mbi ndërhyrjet operative dhe simulimin që do ta përdorim edhe një metodë për ata që thjesht angazhohen edhe më shumë për të kontribuar”, shprehet drejtori i QKUK-së.

Ndër sfida tjera për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajdari potencon furnizimin me barna nga lista esenciale.

“… Sfida me furnizim me barna është vazhdimisht, por ka një përmirësim të jashtëzakonshëm të furnizimit dhe planifikimit edhe shfrytëzimit të listës esenciale dhe materialeve tjera. Sivjet kemi masën 75% të shfrytëzimit të listës esenciale të furnizimit sa i përket listës esenciale dhe diku rreth 83% është e materialeve tjera përcjellëse në kuadër të listës esenciale. Kështu që dallon dukshëm me vitet e kaluara, ku masa ka qenë 55-60%”, tha Hajdari.

Ai thotë se nga java e ardhshme klinikave të këtij institucioni shëndetësor do t’u bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë.

“Nga java e ardhshme i bashkëngjiten edhe rreth 100 infermierë, përpos infermierëve të pediatrisë, kardiokirurgjisë, mamitë që veç kanë startuar. A keni nevojë? Ndoshta kemi nevojë, por jemi duke rishikuar gjithë sistemin e klinikave t’i adresojmë seriozisht, në mënyrë që secila klinikë të ketë maksimumin e kapaciteteve për shërbime sa më cilësore”, tha ai.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se QKUK lëngon nga listat e pritjes së pacientëve. Sipas auditimit, pritjet më të gjata për shërbime mjekësore janë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, atë të ortopedisë, oftalmologjisë, kardiologjisë, radiologjisë dhe kardiokirurgjisë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet Çmimi për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2025

Ndahet Çmimi për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2025

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën