QKUK bën të ditur se zjarri është shuar, por që ka mundur të paraqes rrezik të madh për objektet spitalore.
“Detajet tjera do të bëhen të ditura nga organet policore që me ekipet e tyre kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e tyre.
Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:35 në rrugën “Holger Pedersen”.
Sipas policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. /Teve1.info/