Personi i plagosur mbrëmjen e sotme në rrugën “B” në Prishtinë po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Është sjellë një person i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Emergjencë, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.







