TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qindra mijëra euro dëmet pas vërshimit në vendpunishten e urës së re në Mitrovicë

Vërshimet që ndodhën mbrëmë te ura mbi lumin Ibër sollën dëme të mëdha. Pronari i kompanisë që kryen punimet ngriti dyshime se këtë e ka bërë dora e njeriut. Por ndryshe thonë nga ndërmarrja “Ibër Lepenci”.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
1 0
A A

Disa nga ato të rëndat, që nga nata e mbrëmshme kanë mbetur në këtë gjendje.

E krejt kjo pasi që në këtë punishte për ndërtimin e urës së re për këmbësorët në Mitrovicë, shtrati mbi lumin Ibër të premten pati rritje të nivelit të ujit.

Jahir Dedia, kontraktues për ndërtimin e urës së dytë në veri, tha për Tëvë1 se momentin e ardhjes në vend të ngjarjes, ka vërejtur se uji kishte depërtuar edhe te pajisjet e punës.

“Kur kom ardhë e kom gjetur të gjithë punishten, e përfshirë me ujë, duke e quar komplet materialin e punishtes ndërtimore. Fatmirësisht që këtu e kemi betonuar pllakën një ditë para, edhe nuk ka lëvizur. Por, materiali që ka qenë këtu, e ka dërguar Ibri poshtë. Dëmet janë shumë të mëdha, qindra mijëra euro. I gjithë materiali që ka qenë këtu për punë, është dëmtuar”, deklaroi Dedia.

Dedia fajin po i lë faktorit njeri.

“Pavarësisht qëllimeve të këqija kushdo që i ka në këtë drejtim se këtë e ka bërë dorë njeri, pavarësisht edhe njerëzve që kanë reaguar, sot kompetent të kësaj lamie, unë kam thënë punën vetëm Zoti mundet me na ndalë”, tha ai.

Mirëpo të kundërtën po e thonë nga ndërmarrja “Ibër Lepenci”.

Sipas kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Faruk Mujka, niveli i ngritjes së ujit ka ndodhur pasi ka pasur rrëshqitje të ujit nga kanali i dëmtuar në Zubin Potok.

“Natyra na prodhon na jep situata të papritura një e tillë ka qenë edhe mbrëmë ku kemi pasur rrëshqitje në pjesën e dëmtuar të kanalit te Zubin Potoku. Në mënyrë që të mbrohet kanali, dhe të mos kemi një përsëritje të përafërt nga ajo e vitit të kaluar, ujin e kemi drejtuar nga lumi Ibër deri sa e kemi ndalë në digën e liqenit të vogël të Pidvoricës”, tha Mujka.

Mujka tutje theksoi se kjo ngjarje nuk lidhet me sabotim të punimeve.

“Neve na vjen keq për dëmin që i është shkaktuar operatorit. Mirëpo thjesht duhet të treguar se nuk ka asnjë sabotim as ndonjë qëllim, është thjesht një ngjarje e cila ka ndodhur që fatmirësisht punëtorët e Ibër Lepencit e kanë evitua shpejt me dëme minimale” .

Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani në një përgjigje për Tëvë1, ka thënë se aktualisht nuk ka elemente të veprës penale, dhe se përgjegjësia e dëmeve që janë shkaktuar i takojnë operatorit dhe ndërmarrjes së Ibër Lepencit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën