TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Qeverisë i kërkohet që Asociacioni të diskutohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë nis heqjen e rrethojave dhe lirimin e trotuarit te Parku i Qytetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive.

Ai thekson se në asnjë formë nuk duhet lejuar që të krijohen mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda.

“Asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Mund të ketë çfarëdo lloj asociacioni që është i bazuar në lirinë e asocimit siç është asociacioni i komunave të tjera të Kosovës. Mund të ketë organizime brenda sektorit joqeveritar të çfarëdoshme që janë brenda zbatimit të ligjit. Nuk ma merr mendja që termi asociacion do të jetë kaq i ngarkuar sa i përket idesë që kjo përbënë ndonjë problem. Problemi është me insistimin që kjo të ketë kompetenca ekzekutive dhe kjo paraqet pushtetin e tretë, mes atij lokal dhe qendror. Këtu nuk bëhen tolerime, mund të quani kokëfortësi, apo çfarëdo tjetër, por nuk duhet lejuar mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda, apo krijojnë një republikë serbe”, thotë ai.

Kujdes në trajtimin e temës së asociacionit kërkon shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili thotë se çfarëdo tendence për të anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë draft, por çështja e asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të marrëveshjes finale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe qartë, ne duhet vetëm të qëndrojmë në të. Çfarëdo makinacioni apo tendence për të kaluar atë vendim është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova”, potencon Tahiri për KosovaPress.

Nga ana tjetër, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, i cili është moscenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës.

Në të kundërtën, shton se çdo format i tij që nuk pengon funksionimin normal të shtetit duhet të merret në konsideratë si pranueshëm.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shndërruar në një bllokadë të patejkalueshme në raport me ndërkombëtarët, por edhe me Beogradin zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Faktikisht Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, e cila është mocenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës. Çdo format i asociacionit që nuk e pengon funksionimin normal të Kosovës dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën duhet të merret në konsideratë si i pranueshëm. Në të kundërtën, secili draft, apo propozim që merret me zgjerimin e kompetencave të asociacionit nuk duhet të merret në konsideratë dhe të injorohet plotësisht sepse ai nënkupton banjëzimin e shtetit të Kosovës”, thekson Muhaxhiri.

Në Kosovë, javën e kaluar u publikua një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u tha se është përgatitur nga një organizatë joqeveritare gjermane. Mirëpo të njëjtat krerët institucional në vend i quajtën vetëm lajme të rrejshme./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Facebook-ut

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Facebook-ut

​Dita Botërore kundër Kancerit

​Dita Botërore kundër Kancerit

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

​Arteta tejet i kënaqur me skuadrën e tij pas arritjes në finale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën