TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria u përgjigjet QUINT-it, BE-së e OSBE-së: Shpronësimet vlerësohen nga ligjshmëria jo nga etnia

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kritikës së vendeve të QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së për shpronësimin e tokave në veri të vendit.

Në reagimin e Qeverisë thuhet se deklarata e tyre, konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për Deklaratën e shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së lidhur me vendimin e datës 30 maj mbi shpronësimin e pronës së paluajtshme në disa komuna në veri të Republikës së Kosovës. Deklarata në fjalë, konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argument”, thuhet në reagim.

Tutje, thuhet se Qeveria me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka filluar procesin e shpronësimit të pronës së paluajtshme në disa komuna të Republikës së Kosovës sipas Ligjit në fuqi për Shpronësimin, me qëllim të ndërtimit të projekteve infrastrukturore.

“Qëllimi i këtillë, përcjell definimin e “qëllimit legjitim” të definuar si të tillë nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg. Një gjë e këtillë është paraqitur edhe gjatë takimeve e diskutimeve me partnerët ndërkombëtarë, të cilët nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar respektim të procedurave të nisura gjyqësore, para marrjes së vendimit përfundimtar për shpronësim në Qeveri.

Edhe pse ligjet tona lejojnë marrjen e vendimit përkundër procedurës të nisur para gjykatave, qeveria megjithatë ka pritur vendimmarrje të gjykatave para se të vazhdonte me vendimin përfundimtar. Kontesti i vetëm lidhur me procedurën për shpronësim sipas jurisprudencës së Strazburgut është lartësia e kompensimit”.

Me tej, thuhet se Paditësit, kanë ushtruar padi kundër vendimit preliminar për shpronësim duke pretenduar shkeljen e ligjit në procedurë.

“Paditësit, kanë ushtruar padi kundër vendimit preliminar për shpronësim duke pretenduar shkeljen e ligjit në procedurë. Gjykatat kanë gjetur se paditësit, përjashtimisht një numri të vogël të tyre, nuk kishnin legjitimitet në procedurë, pasi të njëjtit nuk janë pronarë të pronave të cilat ishin subjekt i shpronësimit. Në vendimin përfundimtar, Qeveria ka reflektuar vendimet e gjykatave dhe ka përjashtuar nga shpronësimi pronat e paditësve të suksesshëm. Ligji në këtë rast është zbatuar njësoj si edhe në të gjitha rastet tjera të shpronësimit për interes publik anekënd Kosovës. Ne besojmë që të gjithë pajtohen që para ligjit të gjitha rajonet e Kosovës duhet të trajtohen njëjtë dhe në mënyrë të barabartë”.

Ne reagim thuhet se ndërtimi i projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu stacionet e policisë, do të ndihmojnë në parandalimin e dhunës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Këto janë qëllime të ligjshme dhe mëse legjitime që i kontribojnë forcimit të zbatimit të ligjit e mbi të gjitha, sigurisë së qytetarëve që për një kohë të gjatë ishin subjekt i dhunës e terrorit të bandave kriminale të udhëhequra nga krye-terroristi Milan Radojçiq, i sanksionuar edhe nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ashtu siç është konstatuar edhe nga Raporti i Juristëve Eminentë të Këshillit të Evropës, Kosova ka legjislacion të avancuar që siguron mbrojtje të lartë të të drejtave dhe lirive të njeriut, sidomos ato të komuniteteve jo shumicë. Juristët Eminentë kanë konstatuar se: Korniza ligjore e Kosovës është ndikuar fuqishëm nga Komuniteti Ndërkombëtar dhe shkon përtej standardeve ndërkombëtare”.

Me tej është thënë se shprehim shqetësimin që deklarata i referohet shpronësimit në disa komuna të Kosovës si “komuna me shumicë serbe”.

“Komunat në Kosovë kanë emra të veçantë e përkatës dhe qeveria nuk u referohet si komuna me shumicë shqiptare, serbe, turke etj. pasi kjo nuk është në përputhje me karakterin multietnik të kushtetutës së Kosovës. Shpronësimet duhen vlerësuar për nga ligjshmëria, të drejtat e njeriut dhe interesi publik e jo për nga përkatësia etnike e qytetarëve”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria në Prizren njofton se 9 nga 51 të intervistuarit janë ndaluar për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

Pretendimet e Prokurorisë: Pjesëmarrja e të akuzuarve në krime parashtrohet hollësisht në dosjen tonë

IKShPK thotë se uji në Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

IKShPK thotë se uji në Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Supremja refuzon ankesat, KQZ thërret mbledhje për certifikimin e rezultateve

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

IKShPK thotë se uji në Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

IKShPK thotë se uji në Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Supremja refuzon ankesat, KQZ thërret mbledhje për certifikimin e rezultateve

Ambasadorja norvegjeze jep dorëheqje pas hetimeve për lidhje me Epsteinin

Ambasadorja norvegjeze jep dorëheqje pas hetimeve për lidhje me Epsteinin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën