TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria tregon kur fuqizohet marrëveshja e Samitit të Berlinit për lëvizje të lirë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria tregon kur fuqizohet marrëveshja e Samitit të Berlinit për lëvizje të lirë

Tri marrëveshjet ndërkombëtare në kuadër të Procesit të Berlinit përmes të cilit jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal, u nënshkruan pas gati dy vite të negociatave në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, bazuar në rregullat e BE-së, marrëveshjet që janë nënshkruar të enjten janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

“Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime, qytetarët e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur vetëm letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës më në fund do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime, duke sjellë Prishtinën dhe Sarajevën afër qytetarëve të dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Qeverisë, me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas, duke hequr një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda Rajonit.

Kurse me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve të ushtrohen lirshëm në secilin nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“E bazuar në direktivën e BE-së 2005/36/EC për njohjen e kualifikimeve profesionale, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë dhe ta realizojnë këtë në kushte jo më pak të favorshme se sa qytetarët e shtetit pritës”, thuhet në njoftim.

Republika e Kosovës është e angazhuar për bashkëpunim rajonal dhe do të shtyjë përpara marrëveshje të reja në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat jetësojnë liritë themelore dhe heqin pengesat e barrierat për zhvillimin e potencialit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshjet e nënshkruara sot, hyjnë në fuqi pas kryerjes së procedurave të brendshme të ratifikimit në secilin nga gjashtë shtetet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kjo është vlera për një litër

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kjo është vlera për një litër

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën