TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Qeveria synon përfshirjen e diasporës në diplomaci

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
​Qeveria synon përfshirjen e diasporës në diplomaci

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se po punojnë në fuqizimin e rolit ndërmjetësues të diasporës dhe në adresimin e të drejtave politike të tyre. Në tryezën për të drejtat e diasporës, ai theksoi se mërgatën e shohin si kapital njerëzor dhe jo vetëm financiar.

Para përfaqësuesve të shoqërisë civile, kryeministri Albin Kurti tha se 43 për qind të shtëpive në Kosovë, kanë më së paku një anëtar i cili jeton në diasporë.

“Remitancat e dërguara brenda një viti nga qytetarët që jetojnë jashtë, janë në vlerë mbi 1,4 miliardë dollarë. Që dëshmon se diaspora luan një rol kyç edhe në zhvillimin e vendit. Prandaj, pjesë integrale e fuqishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik është pikërisht mërgata jonë. Kjo është reflektuar edhe në programin tonë të qeverisë. Jemi duke punuar që diasporën tonë ta angazhojmë në disa mënyra. Marrë për bazë që diaspora sjell dy burime shumë të rëndësishme në vend. Të mirat materiale dhe njohuritë”, ka thënë Kurti.

Kurti theksoi se diaspora mund të ndihmojë edhe në krijimin e ndërmarrjeve, lidhjeve tregtare, investimeve, shkëmbimeve dhe aftësive që ndikojnë në rritjen e potencialit të vendit tonë.

Krahas investimeve në atdhe, Kurti tha se janë të interesuar që mërgata të sjell edhe dije.

“Po punojmë ta fuqizojmë rolin ndërmjetësues të diasporës, në takimet e niveleve të larta me ndërmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha, në vendet ku ata jetojnë duke krijuar mekanizma për angazhim. Po ashtu, kjo qeveri është e përkushtuar që të adresojë të gjitha të drejtat politike të mërgatës sonë, duke filluar nga e drejta e votës së lirë në misione diplomatike. Ne e shohim mërgatën si kapital njerëzor, por para se ta shohim si kapital financiar. Për këtë arsyeje jemi duke u fokusuar në krijimin e programit nacional që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Në tryezën e organizuar për të drejtat e diasporës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se fokusi i qeverisë duhet të jetë që shërbimi konsullor në botë të jetë më cilësor.

“Rritja e cilësisë së shërbimeve dhe ndërrimi i qasjes, një dërgim i diplomatëve me një përgatitje më cilësore, profesionale, është një prej detyrimeve të para që i kemi vënë vetës si Ministri e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës. Gjëja që më së shpeshti na ballafaqojnë qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit thonë diplomacia që bëjmë, përgatitja e diplomatëve tanë nëpër vende të ndryshme, thonë lë për të dëshiruar dhe dëshirojmë që të jemi më krenarë për ata njerëz që na përfaqësojnë në shtetin në të cilin jetojmë dhe punojmë. Prandaj aty jemi përqendruar shumë që të ndërtojmë mekanizma, të ndërtojmë një korrikulë të përgatitjes profesionale të diplomatëve tanë”, tha Gërvalla.

Gërvalla shtoi se është nevojë urgjente përfshirja e diasporës në diplomaci të mirëfilltë.

“Një diplomaci e cila nuk flet gjysmën e kohës me partnerët ndërkombëtarë rreth fqinjëve, rajonit dhe Serbisë, por që e shfrytëzon kohën një bisedë, një aktivitet për të folur më shumë për Kosovën, për potencialin e saj të madh ekonomik, për potencialin kulturor, për mundësitë e turizmit për të gjitha ato që ky vend i ka por që nuk po arrijmë si duhet t’i transmetojmë atje ku duhet… Kemi nevojë për përfshirjen urgjente të tyre në diplomacinë tonë të mirëfilltë, për të krijuar e më pas për të zhvilluar diplomacinë kulturore, publike, kulturore dhe ekonomike”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ligji i ri do t’i mundësojë mërgatës ditën e zgjedhjeve të votojë në konsullata dhe duke marrë pjesë në mënyrë aktive në fatin politik të Kosovës. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Edhe Rama së bashku me Vuçiqin janë autor për dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Edhe Rama së bashku me Vuçiqin janë autor për dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Ambasada britanike mbështet mbikëqyrjen e punës së Prokurorit të Shtetit

Ambasada britanike mbështet mbikëqyrjen e punës së Prokurorit të Shtetit

Kuvendi miraton Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave

Kuvendi miraton Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së

Kolumbia zhvendos ambasadën në Jerusalem, duke shkaktuar reagime palestineze

Kolumbia zhvendos ambasadën në Jerusalem, duke shkaktuar reagime palestineze

Kosova mund ta humb organizimin e LM 2030, paralajmëron Rama

Kosova mund ta humb organizimin e LM 2030, paralajmëron Rama

Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Axios: Shtëpia e Bardhë po heton pretendimin se një donacion prej gati 6 milionë dollarësh humbi gjatë drejtimit të ‘Kennedy Center’ nga Richard Grenell

Axios: Shtëpia e Bardhë po heton pretendimin se një donacion prej gati 6 milionë dollarësh humbi gjatë drejtimit të ‘Kennedy Center’ nga Richard Grenell

Krasniqi rrezikon pezullimin te Amedspori

Krasniqi rrezikon pezullimin te Amedspori

Raphinha te Barcelona deri më 2030

Rikuperohet Raphinha, gati për duelin me Betisin

Gjermania e Zvicra mbështesin Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Gjermania e Zvicra mbështesin Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën