TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Qeveria skeptike për heqjen e masave nga BE-ja, shkak qasja e Borrellit ndaj Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Qeveria e Kosovës nuk ka pritshmëri të mëdha se javën e ardhshme do të largohen masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, për shkak siç thonë qasjes joparimore të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në ekzekutiv deklarojnë se kryediplomati evropian ka pasur qasje të padrejtë ndaj Kosovës, madje e kualifikojnë si të paefektshme edhe mundësinë që në raportin e Borell të përfshihen edhe zhvillimet e fundit në veri sa i përket dinarit dhe shpronësimeve.

Sipas tyre, Kosova s’ka arsye që të shqetësohet edhe nëse nuk hiqen masat, por duhet të pres strukturat e reja në BE për t’i parë cilat do të jenë zhvillimet. Mundësinë e vazhdimit të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës e shohin edhe njohësit e integrimeve evropiane.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë për KP se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për deeskalim në veri, andaj para se të zëvendësohen institucionet nga zgjedhjet në BE duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj vendit.

“Shpresoj se më në fund e bëjnë hapin e duhur para se të zëvendësohen këto institucione nga të tjerat që dalin nga vota që presim së shpejti. Mirëpo, me ato që kemi parë deri tani, si ka qenë trajtimi i padrejtë i Kosovës në raport me shkeljet e Serbisë në procese, nuk është se kam pritje të mëdha…Jo parimor ka qenë qëndrimi i Borell në përgjithësi ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është se kam pritje të larta në hapat e fundit që mund dhe duhet të ndërmerren. Ato masa kanë qenë objekt i një negocimi të zëvendëskryeministrit, Bislmi me Lajçakun në Bratislav, jo vetëm që janë përmbushur ato pesë pika për të cilat janë kuptuar, por janë mbi përmbushur shumëfish, prandaj nuk e di çfarë të them. Është e paparashikueshme për mua. Sa i përket meje, ata mund të fusin edhe gjitha temat tjera që nuk kanë asnjë lidhje me Serbinë, në kuadër të këtyre masave, po nuk është se ka përcjellë ndonjë efekt”, thotë Gervalla.

Skeptik për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është edhe njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi.

Sipas tij, BE-ja mund të vazhdojë status-qou e masave për shkak të hapave të fundit të qeverisë në lidhje me ndalimin e dinarit dhe shpronësimet në veri.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës kur Kosova dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Tags: BE-jaMasat ndaj KosovësQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën