TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria planifikon shuarjen e Agjencisë për Investime, opozita alarmon për skandale

Qeveria e Kosovës ka planifikuar ta shuaj Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Në vend të saj, ka paraparë t’i themeloj dy agjenci të tjera- njëra që i përgjigjet Zyrës së Kryeministrit dhe tjetra që i përgjigjet Ministrisë së Industrisë. Opozita pretendon se kjo po bëhet për t’i mbuluar skandalet me kredi dhe me investime strategjike.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kritikohet ndarja e buxhetit për komunat nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shuaj Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, e cila funksion tash e mbi dy dekada.

Shuarja e kësaj agjencie është paraparë të bëhet në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Investime të Qëndrueshme, drafti i të cilit tashmë është në procedurë të shqyrtimit në Kuvendin e Kosovës.

Në vend të KIESA-s, do të themelohen dy agjenci të tjera: Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve dhe Agjencia për Përkrahjen e Ndërmarrjeve. E para parashihet t’i përgjigjet Zyrës së Kryeministrit, ndërsa e dyta- Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë.

Por, sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, shuarjen e kësaj agjencie, Qeveria e Kosovës e bën për të mbuluar skandalet lidhur me investimet strategjike.

“Me shuarjen e KIESA-s, po tentohet të mbulohet manipulimi i dhjetë milionë eurove kredi nga Banka Botërore, që kanë qenë të destinuara për zhvillimin e kësaj agjencie. Pra kjo qeveri ka marrë kredi për zhvillimin e KIESA-s, por mjetet kanë shkuar në linja krejt tjera buxhetore dhe tash për të mbuluar këtë skandal financiar duhet të shuhet agjencioni. Në esencë, shuarja po bëhet edhe për një arsye tjetër sepse skandalet që janë me investime strategjike të kësaj qeverie nuk mund të mbulohen ndryshe veçse me shuarjen e agjencioneve”, ka thwnw ai.

Mirëpo çfarë do të ndodhë me stafin ekzistues në këtë institucion?

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje para afro dy javësh nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lidhur me këtë çështje, mirëpo nga kjo ministri nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Ndërkohë, ekonomisti Safet Gërxhaliu beson se do të ketë vetëm bartje të punëtorëve.

“Nuk besoj që do të ketë mbyllje, do të ketë bartje….Sepse Kosova nuk e ka komoditetin të humb kuadro çfarë kanë qenë aty…”, ka thënë ai.

Në këtë agjenci aktualisht janë të punësuar 23 zyrtarë publikë.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari

Tags: Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në KosovëQeveriashuarja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i institutit amerikan: ShBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

AARC: Kosova të përgjigjet seriozisht ndaj ShBA-së dhe të rifillojë dialogun strategjik

MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 vjetëve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

Përmbytjet në Shqipëri gjatë 30 vjetëve: Dëmi 2.5 miliardë dollarë

Raporti i institutit amerikan: ShBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

AARC: Kosova të përgjigjet seriozisht ndaj ShBA-së dhe të rifillojë dialogun strategjik

MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Arsimi në bllokadë – Në sytë e ekspertëve viti 2025 kalon pa ndonjë ndryshim

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

E hëna me diell e vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

E hëna me diell e vranësira, temperaturat minimale prej -11 deri në -7°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën