TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria në detyrë miratoi buxhetin 2026 – Shoqëria Civile e quan vendim të paligjshëm

Edhe Shoqëria Civile e ka konsideruar këtë vendim si kryekëput të paligjshëm. Mirëpo njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu vlerëson që veprimi i qeverisë në detyrë është në përputhje me ligjin.

by TËVË 1
5 muaj ago
2 0
A A

Të premten miratuan buxhetin për vitin 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa prezantoi buxhetin në vlerë prej 4 miliardë euro, e vlerësoi atë “me shumë risi”.

Mirëpo për këtë vendim, po konsiderohet se Qeveria në detyrë nuk ka kompetencë ligjore.

“Qeveria në detyrë, sipas ligjit për qeverinë nuk e ka për kompetencë që të propozojë buxhetin për qeverinë e Kosovës siç e kemi thënë edhe në reagim kjo kompetencë i takon vetëm qeverisë në dorëheqje e jo qeverisë që i ka përfundua mandati siç e kemi në rastin konkret për këtë arsye qeveria në detyrë sikurse në rastin konkret nuk e ka të drejtën e miratimit të projektbuxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe për më tepër kjo është çështje konceptuale për shkak se kjo qeveri nuk është zgjedhur nga ky kuvend dhe ky kuvend nuk mund ti japë buxhet një qeverie të cilën ajo vetë nuk e ka zgjedhur”, deklaroi Gëzim Shala nga IKD.

Edhe katërmbëdhjetë organizatat joqeveritare (OJQ), përmes një reagimi të përbashkët, thanë se veprimi i Qeverisë në detyrë bie në kundërshtim me kërkesat ligjore.

“Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026 mund të propozohej nga Qeveria në detyrë, në perputhje me Ligjin për Qeverinë. Megjithatë, siç kemi theksuar dhe në letrën e dërguar, ky proces do duhej të zhvillohet në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën, Ligjin dhe aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Të njëjtat përcaktojnë qartë se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht dy funksione, si anëtar i Qeverisë dhe si deputet”.

Por ndryshe mendon njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu.

Sipas tij, qeveria në detyrë ka bazë ligjore për ta propozuar buxhetin dhe kompetencat e saj nuk mungojnë.

“Sa i përket bazës ligjore, Ligji për buxhetin, neni 31 paragrafi 5 thotë që edhe Qeveria në detyrë mund t’ia propozojë Kuvendit planin e buxhetit për vitin 2026, kështu që baza ligjore mendoj që nuk mungon. Qeveria, me Ligjin për Qeverinë dhe me ligjet e tjera në fuqi ka edhe autoritet edhe autorizim edhe kompetenca që në përputhje me ligjet në fuqi të marrë vendime të caktuara që janë në interes me prioritete”, deklaroi Baraliu.

Kurti ka njoftuar që projektbuxheti për vitin 2026 do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim gjatë kësaj të premte, duke përfshirë edhe ndarjet buxhetore për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një burrë në Gjilan

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

“U tërhoq nga uji nga një qytetar”- Policia jep detaje për gruan që ra nga Ura e Moglicës

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Nga Dardania në Pavarësi, një udhëtim artistik në Lubjanë përmes qëndresës dhe lirisë

Irani ka goditur të paktën 12 sisteme radarësh amerikanë dhe aleatë që nga fillimi i luftës, thotë raporti i Anadolu

Irani ka goditur të paktën 12 sisteme radarësh amerikanë dhe aleatë që nga fillimi i luftës, thotë raporti i Anadolu

15 persona të plagosur në Izraelin qendror nga sulmet iraniane

15 persona të plagosur në Izraelin qendror nga sulmet iraniane

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

SHBA i vendos ultimatum Iranit: 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose sulme ndaj centraleve energjetike

SHBA i vendos ultimatum Iranit: 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose sulme ndaj centraleve energjetike

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Është problem global, po e monitorojmë orë pas ore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën