Zëvendësministri, Getoar Mjeku ka njoftuar se Trepça Sh.A. do të përfitojë edhe 1,13 milion euro nga gjithsej 3 milionë euro subvencione që Ministria e Ekonomisë ka nda për investimet dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes sivjet.
Ai tha se këtë marrëveshje e kanë lidhur me kryeshefin në detyrë, Enis Abdurahmani, dhe drejtorin pën ndërmarrjet publike, Valon Prebreza.
“Trepça si shoqëri aksionare po ristrukturohet për me i ngritë të hyrat, me i ulë shpenzimet dhe me u dhënë minatorëve pagë të dinjitetshme. Ndërmarrja pritet shpejt të miratojë një rregullore të pagave, që kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të prodhimit dhe të hyrave si dhe i shpërblen me bonus kur e tejkalojnë planin.
Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës po i jep Trepçës 20 milionë euro hua për investime në makineri bashkëkohore dhe qëndrueshmëri në punë, çka do të rritë prodhimin dhe efiçiencën e minierave”, ka shkruar ai.