Qeveria e Kosovës në mbledhjen sotme elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm atje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi. Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nga tërmetet e forta që goditën Turqinë dhe Sirinë, kanë humbur jetën rreth 2600 persona sipas raportimeve të fundit.