TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

Qeveria ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për shtatë kategoritë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bën të ditur se gjatë takimit që pati dje me përfaqësues e pjesëtarë të Njësisë Speciale dhe Intervenuese të Policisë së Kosovës (NJSI), i ka njoftuar se vlerat e shtesave për rrezikshmëri janë bërë me kujdes të veçantë.

Kreu i Ekzekutivit potencoi se do vazhdojnë përkushtimin për përmirësimin e kushteve të PK-së, përcjell teve1.info

“I njoftuam dhe siguruam ata se kategorizimi dhe vlerave e shtesave është bërë me kujdes të veçantë të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasë parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë. Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të punës për Policinë e Kosovës, në mënyrë që krahas lehtësimit në punë të ndikojmë drejtpërdrejt edhe në uljen e rrezikut gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive”, deklaroi ai.

Tutje, Kurti njoftoi se shtesat për muajt e deritanishëm do të ndahen në mënyrë retroaktive, me ç’rast pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë.

“Shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm, nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për paga, ajo do të ndahet në mënyrë retroaktive. Me aprovimin e këtij vendimi, pritet të përfitojnë afër 8 mijë zyrtarë policorë, apo saktësisht 7 mijë e 991”, shtoi kryeministri Kurti.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati potencoi se Komisioni për kushte specifike të punës ka dorëzuar listat përfundimtare.

“Me ligjin për paga të sektorit publik ekzistojnë edhe kufizime sa i përket shtesave. Shtesat e miratuara janë në lartësi 7.6 milionë euro. Konsiderojmë që është bërë një punë e jashtëzakonshme në mënyrë që të sigurohemi që ka shpërndarje të drejtë”, ka thënë ai.

Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë./Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën