TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria miraton rritjen e skemave pensionale

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kina heq rregullat e rrepta kundër Covid-19 pas protestave

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji tetor 2024 për skemat pensionale.

Pensionet bazike sociale, nga shuma aktuale prej 100 euro rritet në shumën prej 120 euro, pensioni kontribut-dhënës I – nga 182 në 218.40 euro, pensioni kontribut-dhënës II – nga 198 në 237.60 euro, pensioni kontribut-dhënës III – nga 214 euro në 256.80 euro.

Pensioni kontribut-dhënës IV do të rritet nga 265 në 318 euro, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18-vjeç, nga 100 në 120 euro, pensionet e aftësisë së kufizuar – nga 100 euro në 120 euro, pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej 125+125 euro në shumën 150+150 euro.

Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale 125 euro në 150 euro, pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga 150+150 euro në 180+180 euro, pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga 150 euro në 180 euro.

Pensioni familjar – nga shuma aktuale 100 euro në 120 euro, pensioni invalidor i punës nga 100 euro në 120 euro, pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga 126 euro në 151.20 euro.

Qeveria në këtë mbledhje duke emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, në përbërjen Anita Kalanderi, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; Naim Gashi, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar; Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, anëtare; Florina Mehaj-Kosumi, udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe Enis Spahiu, ekspert i Jashtëm, anëtar.

Po ashtu, Ekzekutivi ka emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: drejtor Ekzekutiv në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në përbërjen Anita Kalanderi, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, anëtare; Florina Mehaj-Kosumi, udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe Enis Spahiu, ekspert i jashtëm, anëtar.

Qeveria ka aprovuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale e datës 9 tetor 2024 për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga ndërmarrja publike KEK, 200 mijë euro ndihmë për rimëkëmbje nga vërshimet në Bosnje e Hercegovinë, programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2024-2025, si dhe 200 mijë euro për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë 2025, organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën