TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen mbi 200 milionëshe me Amerikën

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen mbi 200 milionëshe me Amerikën

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Sipas njoftimit nga Qeveria, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti gjashtëmujor i Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021, transmeton teve1.info.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, thuhet në njoftimin e qverisë.

Për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar drejt Amerikës.

Në këtë vizitë, do të nënshkruhet marrëveshja me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, që llogaritet të jetë investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Një takim rreth këtij programi u pat mbajtur në Prishtinë më 5 korrik të këtij viti ku një delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe atij të  Kosovës kishin diskutuar për grantin rreth 237 milionë dollarësh.

Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

Programi do të përfshijë tri projekte:

  1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet  170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MËh),
  2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe
  3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

“Matrix”- 14.07.2025

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X