TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria i zotohet përsëri KiE-së për Asociacioni, Presidenca thotë se s’pati koordinim

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Çfarë është Këshilli i Evropës, ku Kosova synon të aplikojë?

Një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe i ngjashëm si ky i Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung po përgaditet nga Qeveria e Kosovës.

Drafti që po hartohet do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese në fund të majit.

Krejt këto informacione përmes një letre, Ministria e Punëve të Jashmte, Donika Gervalla ia ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.
Më pas kryediplomatja thirri konferencë për media me ç’rast tha se shteti ka shpresë që kjo lëvizje do e afrojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës.

“ Ky draft- dokument do të përmbushte detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, do të plotësonte nevojat e qytetarëve të komunitetit në Kosovë, dhe njëhkosisht do të respektonte në tërësi dhe në detaje, Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës, por njëhkosisht edhe parimet dhe vlerat e Këshillit të Evropës në të cilin kemi bërë kërkesë për anëtarësim”, tha Gërvalla.

E pyetur nëse Qeveria është koordinuar me presidenten e vendit Vjosa Osmanin për këtë hap, ajo tha ka pasur koordinim mes institucioneve.

“ Koordinimi mes institucioneve tona si rrallë ndonjëherë në një nivel të jashtëzakonshëm, dhe të jeni të sigurt se edhe presidentja sic e keni parë, ka qenë bashkënënshkruese e zotimeve dhe kjo letër e sotme nuk është asgjë e re”

Por ndryshe thonë nga Presidenca.

Në një përgjigje për Tëvë1, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes, Vjosa Osmani, thuhet se letra e djeshme e Qeverisë e dërguar në Këshillin e Evropës, nuk është konsultuar e dakorduar me shefen e shtetit.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”, ka thënë Kupina

Kërkesat për Themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë ardhur vazhdimisht nga blloku evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kushtëzim edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky hap që ka marrë Kosova është vetëm një ditë para 17 majit, dita kur niveli ekzekutiv i Ministrave në Këshillin e Evropës do të mbajë mbledhjen, e që deri më tani Kosova nuk është pjesë e agjendës ditore

Tags: kiePRESIDENCAQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën