TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria do t’i kompensojë deri në 20 % kompanitë e ndërtimit që kanë kontrata me institucionet publike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria do t’i kompensojë deri në 20 % kompanitë e ndërtimit që kanë kontrata me institucionet publike

Materialet e domosdoshme për të ndërtuar një objekt, nuk do t’i gjeni në treg me çmimin e njëjtë si disa vite më parë.

Kjo pasi inflacionit të përhapur kudo nuk i kanë shpëtuar as importuesit vendorë të produkteve ndërtimore.

Kësisoj përmes një ligji Qeveria synon t’i kompensojë kompanitë e ndërtimit që kanë të lidhura kontrata me institucionet publike.

Sipas ligjit kompensimi nuk mund të kalojë 20% të faturës bazë.

“20 % e rritjes së vlerës së kontratës nuk është e mjaftueshme po thojmë në shumicën e rasteve për arsye se produktet bazë sidomos të pjesës së ndërtimit: hekuri, cimenta, nafti e fuqia punëtore kanë një rritje pothuajse 100 %”, ka thënë Jahir Morina – kryetar i sektorit të ndërtuesve në Aleancën e Bizneseve të Kosovës

Sipas Morinës punët edhe ashtu po kryhen me vonesa për shkak të rritjes së çmimit të produkteve.

“Ato vetëm se pothuajse janë ndërpre, pothuajse janë në proces të një situate jo të lakmueshme, janë me vonesa, të gjitha kontratat që janë bërë për ekzekutimin e punëve të caktuara janë me vonesa kanë pas një ngecje dhe nis nuk ka një subvencionim të saktë të gjitha kompanitë do të jenë në humbje”,shprehet Morina.

Ndërkaq nga Demokracia plus, përmes një përgjigje me shkrim thonë se përveç kontratave të punës, qeveria duhet t’i subvencionojë edhe lloje tjera të kontratës.

“Projektligji duhet të përfshijë edhe kontrata të natyrave të tjera, si p.sh kontrata për shërbime e furnizim, çmimet e të cilave janë prekur nga inflacioni dhe operatorët ekonomikë e kanë të vështirë apo pamundur t’i realizojnë me çmimet e kontraktuara”

Një kompani e ndërtimit i ka thënë televizionit prapa kamerave se thesi i çimentos është rritur nga 4 euro e gjysmë në 7 e gjysmë, blloku nga 22 në 38 cent, teksa çmimi i hekurit nga 53 cent në 1 euro e 20 për kilogram.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën