TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qerkini: Po zvarritet procedura ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

nga tëvë1
25 Prill, 2022
0
A A
Qerkini: Po zvarritet procedura ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini vlerëson se është duke u zvarritur procedura ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërkohë kritikon prokurorinë për vonesë në dorëzimin e provave.

Qerkini thotë se prokuroria ka zhvilluar hetime edhe para themelimit të gjykatës andaj sipas tij kanë pasur kohë të mjaftueshme për finalizimin e hetimeve të tyre

“Procedura është duke u zvarritur, nuk ka pasur nevojë që prokuroria të vonohet kaq shumë në dorëzimin e provave të mbrojtjes sepse dihet që mbrojtja nuk mund t’i fillojë hetimet e veta pa e marrë gjithë dosjen të cilën e ka në dispozicion prokuroria. Dihet se veprimet hetimore në rastet e Dhomave të Specializuara janë zhvilluar edhe para se të themelohet vet gjykata por edhe pasi është aprovuar ligji kështu që ata kanë pasur mjaft kohë që t’i zhvillojnë të gjitha hetimet dhe në momentin kur ngrihet aktakuza mbrojtjes të ia dorëzojnë të gjitha provat të cilat i kanë në dispozicion, si ato shfajësuese po ashtu edhe ato provat të cilat ata i konsiderojnë si fajësuese. Kështu që mosveprimi i prokurorisë në kohën e duhur me këto vonesa po ndikon që procedura të zvarritet dhe të shkelet ai standardi kushtetues për gjykimin e një personi brenda afatit të arsyeshëm”, thotë Qerkini.

Në një intervistë për KP, avokati thotë se lidhur me vonesën e prokurorisë duhet të reagojë gjyqtari i procedurës paraprake dhe sipas tij t’u vendosë palëve afate për veprimet e tyre procedurale të cilat do të ishin në funksion të shpejtësisë së procedurës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të kontrollojë veprimet e prokurorisë që t’i sansksionojë në një mënyrë ose tjetrën neglizhimet që është duke i bërë prokuroria me rastin e dorëzimit të provave, të përcaktojë afate strikte dhe të përcaktojë po ashtu se nëse prokuroria nuk i dorëzon provat brenda afatit të caktuar, atëherë ato prova të mos pranohen sepse ne e dimë se gjykimi zhvillohet për të zbuluar të vërtetën pro janë disa nene, disa parime që e favorizojnë gjykimin brenda afatit të arsyeshëm dhe detyra e gjyqtarit të procedurës paraprake është të gjejë një balancë mes vërtetimit të fakteve me relevancë dhe gjykimit brenda një afati të arsyeshëm”, thotë ai.

Përveç vonesave nga ana e prokurorisë, Qerkini vlerëson se ekipeve mbrojtëse u janë krijuar edhe vështirësi të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e tyre në teren.

“Mbrojtja duhet të dijë identitetin e dëshmitarit, këtë po e them për faktin se mbrojtja nuk mund ta sfidojë me sukses kredibilitetin e dëshmitarit nëse nuk e di se kush po dëshmon. Kjo thjesht e cenon edhe një prej parimeve fundamentale të procedurës penale që është barazia e ‘armëve’ në procedurë, sepse prokuroria po e di identitetin e dëshmitarit ndërsa mbrojtja nuk po e di identitetin e dëshmitarit edhe pse kjo është e një rëndësie substanciale për dhënien e një mbrojtje efektive”, thotë Qerkini.

Në rastin paragjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve deri tani janë mbajtur disa konferenca mbi ecurinë e çështjes.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 dhe mbi ta rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte.

Përveç këtij rasti i cili është në procedurë paraprake, në Dhomat e Specializuara në Hagë është drejt fundit procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës.

Lidhur me këtë rast, Artan Qerkini vlerëson se seancat e mbyllura dhe redaktimet e shumta kanë pamundësuar që të përcillet në tërësi ky proces.

“Ka pasur shumë seanca private, seanca të mbyllura për publikun dhe në ato seanca të mbyllura për publikun ne nuk kemi pasur qasje dhe për rrjedhojë nuk mund të formojmë bindjen tonë se çka ka ndodhur në ato seanca, ka pasur shumë redaktime dhe këto po ja pamundësojnë opinionit që ta përcjellë gjykimin dhe vet opinioni të ketë një përshtypje të vet në lidhje me faktin se a është provuar fajësia apo jo dhe për këtë arsye mendoj që opinioni ka mbetur i hendikepuar që ta përcjellë rastin e Salih Mustafës në tërësinë e tij”, thotë ai.

Në Gjykatën Speciale është në procedurë paraprake edhe rasti ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, për të cilin prokuroria pretendon të ketë kryer krime lufte.

Ndërsa në pritje të një aktgjykimi janë ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinajt të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë./kp

Tags: Artan Qerkiniish-krerëve e UÇK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

“Mjerim”-  Haxhiu kritikon Prokurorinë që nuk kërkoi paraburgim ndaj  Valon Sylës

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Ndalohet për 48 orë njëri nga të përfshirët në rrahjen në veri

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Përleshje mes disa personave në veri, një i lënduar, dy të shoqëruar në Polici

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

“Mjerim”-  Haxhiu kritikon Prokurorinë që nuk kërkoi paraburgim ndaj  Valon Sylës

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Ndalohet për 48 orë njëri nga të përfshirët në rrahjen në veri

Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës

Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës

Granit Shala fiton titullin “WBA Continental Europe”

Granit Shala fiton titullin “WBA Continental Europe”

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Nesër nis gjykimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Nesër nis gjykimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Asambleja e Korsikës njeh shtetin e Palestinës, dënon veprimet izraelite si ‘gjenocid’

Asambleja e Korsikës njeh shtetin e Palestinës, dënon veprimet izraelite si ‘gjenocid’

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X