TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qerkini: Lajçaku po vjen për të na vizituar, kryeministri kurrë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qerkini: Kurti kurrë s’na ka vizituar

Ai ka deklaruar se tash e 15 muaj nuk kanë pasur asnjë takim me udhëheqësit e institucioneve, e për më tepër as nuk po përfillen kërkesat e tij.

Ai para deputetëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka thënë se po u shkelën të drejtat e njeriut. Qerkini tha se tash e katër muaj po punojnë pa asnjë donacion.

Qerkini ka thënë se shumë nga kërkesat e tyre ishin premtuar se do të realizohen, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk bëhet me fjalë punët, të cilat i keni shkruar vet, i keni planifikuar vet. Po e marrim vetëm vitin 2022, çdo komision por edhe ju për të Drejtat e Njeriut, të cilat neve na shkelen çdo ditë drejtat e njeriut. Një pyetje që ja kam bërë unë Ibrahim Makollit ‘a po më shkelen drejtat e njeriut mua, e përfaqësoj dhimbjen më të madhe që ekziston-të fëmijëve, apo po më duket mua’. Më tha ‘jo vetëm që po të shkelen drejtat e njeriut ditore, por po shkelet edhe kushtetuta e Kosovës. Që 20 vjet, po i lë këto tri anash, a thu e kane të njohur jurisprudencën, a thua e kanë të njohur ABC, a thua nuk po ditkan bash kurrgjë, njerëzit të cilët janë caktuar me pru një Ligj për Personat e Pagjetur. Ku është faji? Pse nuk po dilni ju që po e udhëhiqni për të Drejtat e Njeriut me thënë nuk po lejon politika për të shkuar përpara për këtë proces”, ka deklaruar ai.

Për Ligjin për të pagjeturit kanë debatuar pozitë e opozitë, ku deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se është hera e pestë që shtyhet nga programi legjislativ.

“Para dy muajsh Besnik Bislimi ka thënë që ‘jemi duke punuar në paragrafin e fundit të draft-marrëveshjes me Serbinë për të pagjeturit’. Unë jam shumë e saktë çfarë jam duke folur, kështu që vetëm ty të duhet pak më shumë koncentrim kur kolegët tjerë të flasin, dhe mos me u mundua të paktën me këtë temë me politizua”, i tha ajo deputetit të LVV-së, Alban Bajrami.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se do të kërkojnë nga qeveria informata se kur do të procedohet me Ligjin për Personat e Pagjetur.

“Po, e vërtetë që Ligji ka qenë në planin e punës për fundvitin e 2022, por për shkak me gjasë të ngarkesave të caktuara që ka pasur, nuk ka arritur që të vijë dhe besoj që do të vijë shumë shpejt. Ne si komision do t’i drejtohemi me një shkresë qeverisë për të na informuar për këtë çështje. Sepse ne nuk duhet familjarët e personave të zhdukur t’i trajtojm nga aspekti politik, andaj duhet të jemi qartë me juve dhe duhet të angazhohemi gjithë së bashku duke mos tentuar të fitojmë poenta politikë në raport me këtë kategori”, ka deklaruar Bajrami.

Zëri i gjithë familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini ka folur edhe për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen për ta mbajtur ende të hapur Qendrën Burimore për Personat e Pagjetur.

“Qendra Burimore ka qenë edhe është që do të punojë dhe nuk do të ndalet edhe pse që katër muaj nuk kemi asnjë donacion….Kisha pasur pyetje në këtë Komision për të Drejtat e Njeriut, nuk po mundeni me realizua planet dhe programet e ligjit, a ju ka ardh ndonjëherë prej Ramush Haradinajt që ka qenë, sepse ne jemi të njoftuar se ju ka ardhur dokumenti me propozime edhe tetë kërkesat e familjarëve të cilat janë dorëzuar edhe në Komisionin Parlamentar, e ju nuk e keni qitur në kuvend. Kështu jemi të informuar qysh prej Ramush Haradinajt e deri ditën e sotme. Pse nuk e keni bërë, ju duhet të përgjigjeni para familjarëve”, ka shtuar Qerkini para anëtarëve të komisionit.

Po ashtu, para deputetëve ka thënë se tash e 15 muaj nuk i ka takuar askush.

“Që 15 muaj nuk mujten pas të gjithë atyre që janë thënë në Bruksel, me u ul në kuvend me bisedua për personat e pagjetur. Lajçaku po vjen me vizitu Qendrën Burimore për Personat e Pagjetur, se i ka thënë dikush vetëm këta po punojnë, nuk ka pasur ku të shkojë diku tjetër. Kryeministri kurrë, Andin Hoti kurrë, Besnik Bislimi më ka thirr një herë edhe më ka habit”, përfundon Qerkini.

Ai ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të ketë takim në”Lagjen e Boshnjakëve” mes serbëve dhe shqiptarëve./kp

Tags: albin kurtiBajram QerkiniMiroslav Lajçak
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, nga QKUK-ja jepin detaje

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën