TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qerimi: Gjuha e presidentes, degradim i plotë ndaj mediave

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Qerimi: Gjuha e presidentes, degradim i plotë ndaj mediave

Profesori universitar, Gëzim Qerimi ka deklaruar se çdo politikan duhet ta kuptojë se është në interes të publikut se ku shkollohen fëmijët e tyre, si të presidentes dhe kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Qerimi tha se deklarimet e presidentes së vendit, Vjosa Osmani për “përndjekjet e vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” që, sipas saj, media të caktuara po ia bëjnë vajzave të saj të mitura” janë të pavërteta.

Sipas tij, presidentja ka denoncuar gjendjen skandaloze të shkollës “Ismail Qemaili”, duke theksuar se nuk janë kushtet e mira që e kanë detyruar atë t’i largojë nga kjo shkollë vajzat e saj.

Tutje, profesori u shpreh se nëse ka pas shkelje dhe përndjekje, sipas tij, duhet ta vërtetojnë institucionet e drejtësisë dhe sigurisë.

Ndryshe, profesori universitar vlerësoi se gjuha e presidentes është degradim i plotë në raport me mediat dhe në raport me përgjegjësinë ligjore që ka ajo si presidente e vendit.

“Çdo politikan duhet të kuptojë që ka interes publik ku shkollohen fëmijët e presidentes, kryeministrit, nxitimi i presidentes me reagim kishte shumë të pavërteta, e pavërteta e parë ishte që në realitet e denoncon gjendjen skandaloze të shkollës “Ismail Qemaili” jep arsye që kushtet jo të mira kanë qenë ato që e kanë detyruar, por ndërkohë thotë që arsyeja e vërtetë është si rezultat i ndërrimit të vendbanimit, pra kem të pavërteta. Presidentja në këtë rast duhet të ishte shumë më e kujdesshme edhe nëse vërtetë ka pasur shkelje, përndjekje siç pretendon ajo, atëherë duhej ta thonë organet e drejtësisë, jo presidentja, pra ajo ka pasur një komunikim shumë të nxituar. Kjo gjuhë e presidentes është degradim i plotë në raport me mediat dhe në raport me përgjegjësinë ligjore që e ka si presidente e vendit”, ka deklaruar Qerimi.

Ndryshe, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë, ku një gazetar dyshohet se ka tentuar të xhirojë vajzën e saj në një ambient publik. Në një konferencë për media, Osmani e quajti këtë ngjarje shqetësuese dhe theksoi se rasti po hetohet nga institucionet përkatëse./teve1.info/

Tags: Gezim QerimimediatTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën