TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Qendra e studentëve e gatshme për të strehuar studentët e pranuar për vitin e ri akademik

nga Besarta Mehmeti
27 Shtator, 2022
0
A A
​Qendra e studentëve e gatshme për të strehuar studentët e pranuar për vitin e ri akademik

Drejtori për strehimin e studentëve, Isak Beha, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe se kjo qendër ka arritur nivelin më të lartë, krahasuar me konviktet tjera në Ballkan.

Derisa krahason kushtet e së kaluarës me ato që aktualisht ofron kjo qendër, Beha tha për KosovaPress se tashmë ato janë shumë më të mira.

Sipas tij, në Qendrën e Studentëve nuk ka asnjë parregullsi, porse nuk mohon hapësirën për përmirësim të kushteve të mëtutjeshme.

“Gjithsesi krahasuar me të kaluarën, në vitet e fundit në qendrën e studentëve janë bërë investime të shumëllojshme në konvikte, në SEMS që të përmirësojnë kushtet e studentëve për banim në konvikte. Unë mendoj se janë të standardit jashtëzakonisht të mirë dhe gjithnjë synojmë që ato t’i avancojmë edhe më tutje… Momentalisht qendra e studentëve mund të them se ka arritur nivelin më të lartë sesa konviktet që posedojnë shtigjet e rajonit në Ballkan. Tash për tash në qendrën e studentëve në lokacionin ku jemi nuk kemi ndonjë problem në të cilin ballafaqohemi. Mirëpo shikuar kërkesat e studentëve në raport me kapacitetin që kemi, vendin që kemi edhe tash momentalisht bazuar në këtë shtrohet kërkesa dhe nevoja ende për vende për studentë të cilët shprehen ose aplikojnë të banojnë në konviktet e studentëve”, tha ai.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar të dielën rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2022-23, ku nga 6 mijë aplikues në këtë qendër janë pranuar 4 mijë studentë të cilët i kanë përmbushur kriteret e pranimit.

Beha tha për KosovaPress tha se janë bërë përgatitjet e disa prej vendeve që do të vendosen studentët dhe se këta të fundit do të kenë kushte të mira gjatë periudhës së qëndrimit aty. Derisa tha se çmimet e qëndrimit aty edhe këtë vit mbeten të njëjta.

“Këtë vit me planifikim buxhetor të vitit paraprak që kemi bë kemi ngjyrosur në tërësi konviktin me numër 3, 8 dhe 5. Përpos këtyre ne për çdo vit bëjmë edhe riparimin dhe kontrollimin aty ku ka nevojë për riparim të të gjitha dokumenteve, të të gjitha mjeteve higjienike sanitare. Mirëpo edhe në kuadrot e tjerë që janë sallat për lexim, për riparime të dëmeve që eventualisht janë shkaktuar nga viti i kaluar… Edhe kjo qendër e studentëve do të funksionojë në çmimet e njëjta, si në vitin e kaluar. Banimi për një studentë është 20 euro dhe ushqimi 15 euro, gjithsej 35 në muaj. Përderisa është qendra e studentëve do të ketë subvencione nga Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Arsimit. Qendra e studentëve do të funksionojë me këto çmime ekzistuese që janë”, tha ai.

Ai tha se për siguruar mbarëvajtje dhe transparencë ka shërbyer sistemi i aplikimit online dhe ai i llogaritjes nga ana e vet sistemit.

“Derisa në të kaluarën mund të ketë pasur thashetheme të ndryshme në lidhje me këtë ka disa vite që studentët pikërisht për ti eliminuar këto ka ndikuar sistemi i aplikimit online dhe e llogaritjes nga ana e vet sistemit. Sistemi është ai që i llogarit studentëve pikët, si për largësi, për notë mesatare, si për pikët bonus të kategorisë sociale. Kështu që çdo gjë është e programuar në mënyrë elektronike dhe vet sistemi e ka llogarit dhe në fund e jep vlerësimin për secilin student”, tha Beha derisa shtoi se përveç studentëve që pranohen në konvikte pranojnë edhe numër të studentëve të cilët banojnë nëpër pallate të ndryshme.

E sa i përket ushqimit që do t’iu ofrohet studentëve, ai tha se për të njëjtat marrin udhëzim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Çdo student e ka të drejtën që të ushqehet në ditë, do të thotë mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqimet të cilat përgatiten për studentë për çdo ditë merren udhëzim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe janë nën monitorimin dhe analizën e tyre, në mënyrë që studentët të konsumojnë ushqim të sigurt e të pastër. Normalisht që ushqimi për studentë duhet t’i përmbajë të gjitha kriteret që janë të parapara sipas standardeve të Agjencisë Ushqimore të Kosovës me kalori dhe proteina të ndryshme”, tha ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani: Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës

Osmani: Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës

Auto Draft

Dështon për të 17-ën herë zgjedhja e Haxhiut kryeparlamentare

Auto Draft

VV kërkon seancë një herë në javë, kundërshtohet nga opozita

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Drita blindon Juan Camilo Mesan me kontratë të re

Drita blindon Juan Camilo Mesan me kontratë të re

Plot 25 vite në klub, Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ‘89

Plot 25 vite në klub, Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ‘89

Hendbollistet e Istogut mbrojnë titullin e kampionit

Hendbollistet e Istogut mbrojnë titullin e kampionit

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X