Në hyrje dhe në objektin e Gjyktës Themelore në Gjilan janë vendosur grafite pas vrasjes së trefishtë që ndodhi në këtë komunë të dielën.
“Qendra e fajdeve”, “Fajdegji i fortë me gjyqtarë shumë”, janë disa nga grafitet e shkruara.
Ky veprim është bërë pasi tre të dyshuarit të shpallur në kërkim kanë pas raste në gjykata për fajde e vepra të tjera.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra për rastin në Gjilan.