TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Që tetë muaj punime në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, banorët me ankesa

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
Që tetë muaj punime në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, banorët me ankesa

Banorët e rrugës “Xhavit Ahmeti” në kryeqytet janë shprehur të nervozuar me ecurinë e punimeve. E të shqetësuar janë edhe opozita duke thënë se punimet po bëhen vetëm shkel e shko. Kurse nga komuna kanë një përgjigje për gjithë këtë situatë të krijuar.

Janë bërë tetë muaj që kur kanë filluar punimet.

E punimet e tilla në rrugën “Xhavit Ahmeti” në kryeqytet po shkaktojnë vështirësi për banorët e asaj rruge.

I zhgënjyer me procesin e punimeve është banori Rexhep Fazliu.

“Kjo rrugë ka fillu me u punu qysh në mars të këtij viti më tepër se shtatë muaj dhe siç po e shini ende nuk është kah përfundon. S’jemi të kënaqur fare jo që është stërgjatë por qytetarët kanë përjetua tmerr, pluhur, zhurmë të gjitha”, ka thënë banori Rexhep Fazliu.

Madje, ky banor thotë se është i detyruar të përdorë rrugë dytësore.

“Me të vërtet po na shkakton probleme, po duhet me shku kah ‘Taslixhja’ në atë pjesë kështu që duhet me u rregulla”, tha ai.

E mendim më ndryshe ka Ajet Duli.

“Tash u ardh koha me i ndërrua se po i ndërrojnë edhe gypat e kanalizimit edhe të ujësjellësit dhe pe qesin asfaltin e ri”, tha Ajet Duli.

Ndërkohë njëri nga banoret ka një kërkesë drejtuar Komunës.

“Komuna duhet të jetë më serioze e të  përzgjedh kompani që kanë kapacitet edhe që i kryejnë punët me profesionalizëm në këtë rast kjo nuk ka ndodhë”, tha Rexhep Fazliu banor i Prishtinës.

Ndërkaq opozita akuzon nivelin lokal për kohëzgjatjen e punimeve.

“Komuna e Prishtinës me marr më seriozisht këto punime që një far mënyre me i kry në afat ligjor ata e kanë tejkalua edhe afatin domethënë që u kon me përfundua këto punime”, tha asamblisti i LVV-së, Besart Krasniqi.

Sipas këtij të fundit, punimet po bëhen “shkel e shko”.

“Qysh e ka bo llug në komunikacion kryetari Rama, është tu e bo llug me këto rrugica ose rrugët që veç po i fillon edhe një far mënyre spo i mbaron hiç po edhe nëse i mbaron po i kryen shkel e shko dhe normal që në si opozitë e kritikojmë qasjen e tij që ka karshi qytetit dhe qytetarëve të Prishtinës”, tha Krasniqi.

Ndërsa për këtë hall të banorëve nga Komuna kanë një arsyetim.

“Po punohet në atë pjesë dhe një pjese e madhe veç se është përfundua është asfaltu, dhe aty ka qenë një problem që ka lind gjatë rrugës që ka pasur kyçje ilegale të shumta në ujësjellës, dhe kësisoj ajo e ka pamundësua. E ka zgjatë procesin tashmë një pjesë e madhe veç se është përfunduar është asfaltuar sigurisht do të ketë edhe një pjesë finale kurse për pjesën e mbetur ku ka pasur ndërhyrje aty këtu nga ujësjellësi do të vendoset pra shtresë e re e asfaltit”, tha Donat Lushaku zëdhënës në Prishtinë.

Punime aktualisht po bëhen edhe në rrugë të ndryshme në kryeqytet duke përfshirë edhe lagjen Kolovicë e Vjetër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën