TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Që katër muaj pa asfalt, banorët në Arbëri paralajmërojnë bllokim të rrugës

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Që katër muaj pa asfalt, banorët në Arbëri paralajmërojnë bllokim të rrugës

Tash e katër muaj janë ndërprerë punimet për shtrirjen e asfaltit në rrugën “Arben Xheladini” në Arbëri të Prishtinës. Banorët e kësaj zone ankohen se kompania e kontraktuar ende nuk e ka shtruar as shtresën e parë të asfaltit, ndërsa nuk kanë përjashtuar mundësinë e protestave nëse nuk ndërmerren masa.

Makineria e rëndë nuk është përdorur tash e disa muaj.

Ndonëse janë rreth 20 metra rrugë për t’u punuar, ende asgjë nuk ka përfunduar.

E çdo lëvizje e makinave po shkakton këtë pluhur e cila i ka dëmtuar edhe fasadat e shtëpive.

Mospërfundimi i punimeve ka shkaktuar zemërim te qytetarët prishtinas.

Një banor i kësaj zone tha për televizionin se janë ankuar shumë herë në komunë për çka kanë dorëzuar edhe peticion, derisa nuk përjashtuan edhe protestat me bllokim rrugësh.

“Po qysh nuk po na pengon qe 3-4 herë kena bërë ankesë në komunë nuk vjen askush me pa gjendjen, marre duhet me ju ardh, 20 metra rrugë mos me qenë në gjendje me shtru me dy punëtorë e kisha shtru deri tash. Krejt ambasadorët kalojnë këndej marre me pa dikush kështu, i kanë dëmtu me fasada, me pemë, me krejt”, tha një qytetar.

“Kena bërë peticion, e kena lajmëru komunën, do ta bllokojmë krejt rrugën”.

Por, sipas Donat Lushakut, zëdhënës në komunën e Prishtinës, ripunimet për shtrirjen e dy shtresave të asfaltit pritet të fillojnë javën e ardhshme.

“Rruga siç e përmendët edhe ju, “Arben Xheladini” e cila gjendet në ish Arbëria apo ish Dragodani, sipas informacioneve që kemi edhe nga Drejtoria e Investimeve Kapitale por edhe operatori ekonomik, do të fillojë të shtrohet shtresa e parë gjatë javës së ardhshme, me idenë që brenda shtatorit të përmbyllet krejt e njëjta, pra të jenë dy shtresa ka pas vonesa dhe janë të mirëkuptueshme ankesat e banorëve sepse ka shkaktuar disa telashe atje”, tha Lushaku.

Drejtoria e Investimeve Kapitale e komunës së Prishtinës u njoftua për këtë neglizhencë të punimeve, pasi që televizioni u interesua për rastin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kobra” nis dhënien e mbrojtjes, thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

“Kobra” nis dhënien e mbrojtjes, thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Uji në Vushtrri, i sigurt për konsum

21-vjeçari godet me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë

Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e Arbër Havollit i dyshuar për vrasjen në Podujevë

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e Arbër Havollit i dyshuar për vrasjen në Podujevë

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri

Urdhri i ushtrisë izraelite për evakuim shkakton panik në qytetin e Gazës

Urdhri i ushtrisë izraelite për evakuim shkakton panik në qytetin e Gazës

“Pacienti i Doktor Frojdit” hapi edicionin e festivalit të teatrove në Suharekë

“Pacienti i Doktor Frojdit” hapi edicionin e festivalit të teatrove në Suharekë

“Kobra” nis dhënien e mbrojtjes, thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

“Kobra” nis dhënien e mbrojtjes, thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Uji në Vushtrri, i sigurt për konsum

Të paktën 8 të vdekur nga një shpërthim në Afganistan

Të paktën 8 të vdekur nga një shpërthim në Afganistan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X