TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Qasja e shkollimit të fëmijëve diskutohet në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Qasja e shkollimit të fëmijëve diskutohet në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara
Fëmijët me invaliditet nuk janë një barrë për shoqërinë por janë fuqia jonë, potenciali dhe ardhmëria jonë, pasi shoqëria nuk do të jetë e fuqishme përderisa të gjithë fëmijët të kenë të drejtat e barabarta në mënyrë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

Kështu u tha në konferencën “Roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”. Projekti – “Asgjë për ne pa zërin tonë”, e cila u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku është folur për sfidat e tyre në hapësirat publike, rolin e institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi tha se ligjet dhe strategjitë për personat me aftësi të kufizuara nuk janë të mjaftueshme dhe se shumë fëmijë ende nuk kanë qasje shkollimi të duhur sipas saj.

“Shumë fëmijë të invaliditet ende nuk kanë qasje të shkollimit të duhur, shërbimet të specialistike apo kushte për një jetë të dinjitetshme. Shumë nga ta mbesin në margjina dhe janë të padukshëm për shoqërinë dhe kjo nuk është një fakt statistikor por është një jo sukses shoqëror sepse fëmijët me invaliditet kanë të drejtë në shkollim, shërbime shëndetësore për të përmirësuar të drejtën e jetës…fëmijët me invaliditet nuk janë një barrë për shoqërinë por janë fuqia jonë, potenciali dhe ardhmëria jonë. Shoqëria nuk do të jetë e fuqishme përderisa të gjithë fëmijët të kenë të drejtat e barabarta që t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe kjo nuk është vetëm çështje politike për Qeverinë por është edhe çështje humane dhe e përgjegjësisë kolektive“, tha ajo.

Kryetari i forumit kosovar, Blerim Krasniqi tha bëri thirrje që të vazhdohet me mbështetje të këtyre fëmijëve.

“Nuk është e mjaftueshme ajo që deri më tani ka mundur të realizohet duke pas parasysh nevojat e mëdha në edukim të hershëm apo fillor në mënyrë që këta fëmijë të trajtohen sikur të gjithë fëmijët tjerë”, tha ajo.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna theksoi se ministrja ka ndërmarrë hapa konkret për personat me aftësi të kufizuara përmes skemave sociale.

Sipas tij, ministria ka ndërmarrë hapa konkret për sigurimin e mbështetjes financiare nëpërmjet skemës social, forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave gjithëpërfshirëse.

“Përveç këtyre përpjekjeve e kuptojmë se mbetet ende për të bërë. Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre përballen me sfida të shumta, në qasje në arsim, në hapësira publike dhe në ambientin i cili na rrethon“, tha ai.

E përfaqësuesja e komunitetit të shurdhëve, grupit të fëmijëve “Zëri ynë”, Anila Bajraktari ka kërkuar që të drejtat e tyre të respektohen në përgjithësi.

“Nuk jemi vetëm ne pengesa në komunikim, komuniteti i shurdhër, kanë edhe fëmijët e verbër, fëmijët me aftësi të kufizuara, në karrocë më saktësisht Ne luftojmë çdo ditë për të drejtat e tona, të drejtat e të gjithë fëmijëve. Kërkesa e jona është që të drejtat tona të respektohen në përgjithësi “, tha ajo.

Tags: ​Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të KufizuaraEmilia Rexhepi​Qasja e shkollimit të fëmijëve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera e tyre rreth 2300 euro

Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera e tyre rreth 2300 euro

Vdes një grua në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të tjerë lëndohen

Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK

Konjufca: Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK

Familjarët në sallën e gjyqit për fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Katërshja e UÇK-së thotë sot fjalët përfundimtare në Hagë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën